E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TURQI – Inflacioni ulet në 44,3%

STAMBOLL, 3 janar /ATSH-AFP/ – Inflacioni vazhdoi të ngadalësohej në dhjetor në Turqi, në 44,3% nga viti në vit, krahasuar me 47,1% në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Rritja e çmimeve të konsumit, e nxitur nga dobësia e lirës turke, shënoi 1% gjatë një muaji.

Javën e kaluar, Banka Qendrore turke uli normën e saj bazë për herë të parë që nga shkurti 2023, duke e çuar atë në 47,5% (-2,5 pikë përqindje), përballë një ngadalësimi të inflacionit në vend.

Statistikat zyrtare turke mbi rritjen e çmimeve kundërshtohen nga ekonomistë të pavarur në Grupin e Kërkimit të Inflacionit, i cili publikon leximet e tij çdo muaj.

Për ta, rritja e çmimeve të konsumit arriti në 83,4% nga viti në vit në dhjetor.

E kapur në një spirale zhvlerësim-inflacion, Turqia ka përjetuar inflacion dyshifror vazhdimisht që nga fundi i vitit 2019, duke e bërë të vështirë përballimin e kostos së jetesës për shumë familje.

Për të rikthyer fuqinë blerëse te familjet, qeveria turke njoftoi një rritje të pagës minimale më 1 janar, nga 467 euro në 607.

”Por, kjo mund të çojë në një rikthim të inflacionit”, kanë paralajmëruar ekonomistët./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›