E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TURQI – Të paktën 10 të vdekur dhe disa të plagosur nga zjarri në resortin e skive

ANKARA, 21 janar /ATSH-DPA/ – Të paktën 10 persona kanë vdekur nga zjarri në një hotel në një vendpushim skish në veriperëndim të Turqisë, deklaroi ministri i Brendshëm i vendit Ali Yerlikaya.

Tridhjetë e dy persona të tjerë u plagosën në zjarrin, i cili shpërtheu në provincën Bolu, tha Yerlikaya në X.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, me shkaqe ende të paqartë. Në përgjigje, 30 makina zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se flakët kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›