E Diel, 1 Nëntor 2026

TVSH, afat 2 vjecar per pagesen

Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi poshte dje ne seance plenare te Kuvendit akuzat e opozites se ndryshimet ne ligjin "Per TVSH-ne" prishin konkurrencen ne treg.

Sipas ministrit Bode, fakti qe ka permiresime te ndjeshme ne mbledhjen e te ardhurave, ulje te informalitetit, te evazionit fiskal dhe korrupsionit, krijon mundesi per lehtesimin e biznesit nga barra fiskale. "Ne kete kuader vine edhe ndryshimet ne kete ligj", u shpreh Bode, duke shtuar se perjashtimi i TVSH-se per librat e huaj dhe OJF-te, eshte pjese e favoreve per biznesin dhe qytetaret. "Jane ligje qe ulin nivelin e taksave dhe zgjerojne hapesirat per biznesin", deklaroi ministri Bode. Lidhur me TVSH-ne per makinerite dhe pajisjet, ministri Bode u shpreh se "kemi zgjatur ne 2 vjet afatin e pageses se TVSH-se per biznesin, dhe mendoj se pertej afatit 2 vjecar, nese ka investime qe kerkojne kohe te gjate per t'u futur ne prodhim, te zgjatet afati i pagimit te TVSH-se, por investime te tilla jane te rralla dhe kane vlera te medha". Deputetet e opozites kundershtuan ndryshimet ne ligjin e TVSH-se me argumentin se ndryshimet e shpeshta ne ligjet e politikes fiskale demtojne biznesin dhe prishin konkurrencen e ndershme ne treg. "BE kerkon heqjen e rimbursimit te akcizes per te gjitha industrite shqiptare qe do te thote per peshkimin, per energjine elektrike dhe per industrite e tullave, tjegullave etj. Ne nuk po e heqim kete rimbursim, po pranojne edhe kritiken e BE", tha Bode. Nderkohe qe Brace ka kerkuar heqjen e TVSH per karriget me rrota per paraplegjiket.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›