Anijet greke pastrojne gjirin e Sarandes
Sarande- Ndotja e detit nga derdhjet e pakontrolluara te karburanteve eshte e mundur te shmanget brenda nje kohe rekord. Paraditen e djeshme, ne gjirin e portit detar te Sarandes, eshte zhvilluar nje operacion pastrimi nga anijet greke, ne bashkepunim me forca shqiptare, ndersa te pranishem edhe autoritete vendore, te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe drejtues te Partise te te Drejtave te Njeriut. Derdhja e naftes eshte imituar nga trageti "Kaliopi", ndersa pastrimi nga nje anije speciale nga Patra e Greqise. Nje stervitje eksperimentale per pastrimin e detit, e realizuar nga forca speciale te marines greke dhe asaj shqiptare. I pranishem ministri Kosta Barka, deputeti dhe kryetarit i PBDNJ, Vangjel Dule, konsulli i pergjithshem grek ne Gjirokaster, Joanis Rizopulos. Pervec ushtarakeve te forcave te marines nga te dy anet e kufirit dhe autoriteteve te portit, te pranishem ishin edhe prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera, nenprefektja e Sarandes, Elsa Gjini. Megjithe motin e keq si pasoje e reshjeve te panderprera te shiut, operacioni eshte finalizuar pas disa oresh. Ekuipazhi i skafit special te pastrimit te detit, i ardhur nga Patra e Greqise, ka bere izolimin e siperfaqes detare te ndotur nga nafta permes nje kordoni plastik te mbushur me ajer dhe pasi ka thithur ndotjen me agregate speciale, e ka derdhur ate ne depozitat e veta.
B.Bejko
B.Bejko