TVSH padit në gjykatë MevlanShanaj, i kërkon 25 mln lekë
TIRANE- Regjizori i njohur Mevlan Shanaj është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar. TVSH-ja i kërkon regjizorit dhe aktorit Shanaj dëmshpërblimin me një shumë prej 25 milion lekë të vjetra, për shkak se sipas objektit të padisë ai i ka shkatuar një dëm moral imazhit të këtij televizioni. Padia kundër Mevlan Shanaj është depozituar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit nga juristi i televizionit publik, ndërsa është rregjistruar në datën 5 maj të këtij viti.
Çështja civile mban numrin 12008 dhe ka si objekt të saj dëmshpërblimin në vlerën prej 2 500 000 lekë, si dëm moral të shkaktuar nga i padituri gjatë shfaqjes "live" të programit "Zig Zag" të transmetuar në 20 prill në ekranin e televizionit shqiptar.
Sipas akt padisë, pikërisht në këtë datë regjizori Mevlan Shanaj ka qënë i ftuar në emisionin "Zig Zag" për të promovuar dhe folur rreth filmit "Pharmakon", ku ai është producent ndërsa djali i tij Joni Shanaj është regjizori. Pretendohet se Shanaj ka ofenduar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar dhe ka braktisur emisionin.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)