Proteste ne Shkup Shqiptaret dhe myslimanet nuk jane vrases
Mijera protestues shqiptare pas faljes se xhumase ne xhamite e Shkupit u drejtuan nga gjykata themelore ku hodhen parulla kunder autoriteteve gjyqesore dhe policise. Ata mbanin pankarta ku mes tjerash shkruhej se se shqiptaret jane viktime e sajesave policore ndal dhunes dhe se shqiptaret as muslimanet nuk jane vrases.
Protestuesit mbanin flamuj shqiptare disa dhe elemente te veshjes kombetare shqiptare por nuk munguan as flamuj me mbishkrime arabe dhe thirrjet islamike Zoti eshte i madh
Protestuesit u drejtoheshin me fjalet vrases policeve qe siguronin gjykaten. Me pas turma e protestuesve shkoi para nderteses se qeverise ku pas nje kohe disa te rinje qelluan me gure dhe thyen disa xhama te qeverise. Ata hodhen dhe thirrje ofenduese kunder kryeministrit Gruevski ministres se Rendit Jankullovska por dhe kunder kryetarit te BDI-se Ali Ahmeti partia e te cilit eshte pjese e koalicionit qeveritar.
Gjate shperndarjes disa nga protestuesit thyen xhamat e nje stacioni autobusash prane qeverise por dhuna u pershkallezua kur nje pjese e protestuesve shkuan para selise se BDI-se ne lagjen Cair dhe para komunes se Cairit e cila drejtohet nga nje zyrtar I BDI-se.
Protestuesit para komunes u perpoqen te canin kordonin e policise dhe ti sulmojne me gjesende te forta ndersa keta te fundit perdoren dhe shkopinjtw e gomes. Nje kameraman i nje televizioni maqedonas eshte goditur me gur.
Thirrjet e autoriteteve te komunitetit nderkombetar dhe te partive politike per protesta te qeta nuk paten shume efekt.
PDSH mbreme u beri thirrje shqiptareve qe te mos dalin ne protesta organizatoret e te cilave nuk dihen.
Kryetari Menduh Thaci eshte shprehur se nuk duhet futur ne aventura dhe nuk duhet te nderlidhen ceshtjet etnike me ato fetare. Ne asnjehere nuk kemi pasur probleme fetare por etnike po - ka thene zoti Thaci
.
BDI u ka bere thirrje protestuesve qe te shprehin opinionet e tyre me dinjitet dhe ne menyre paqesore e demokratike.
Edhe Ambasada amerikane ne Shkup permes nje komunikate u kishte bere thirrje qytetareve qe ti shprehin mendimet e tyre ne menyre paqesore qe te mbeten te qete dhe te lejojne zbatimin e procesit ligjor ne rastin e te dyushuarve per vrasjen e 12 prillit.
Protestat neper qytetet tjera te banuara me shqiptare kane kaluar te qeta pa incidente dhe ne numer mjaft me te vogel te pjesemarresve.