E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tabaku : Afera e inceneratorëve, sinfonia e korrupsionit!

Deputetja e Partisë Demokratike e opozitës njëherësh dhe nënkryetare e partisë Jorida Tabaku ka risjellë në sallën e parlamentit aferën e inceneratorëve, ndërsa në gjykatën e posaçme ish ministri i mjedisit Lefter Koka priste vendimin lidhur me  masën e sigurisë.

Zonja tabaku tha se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Tabaku e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë një ditë më parë 500 mijë euro nga Thesari. “Po ta shikosh këtë aferë duket sikur është fiks sinfonia e korrupsionit. Gjithçka nisi 7 vite më parë, me 17 hapa brenda një dite të vetme. Kështu me një të rënë të lapsit kompania do të fitonte një kontratë me çelësa në dirë a asnjë eksperiencë, pajisje” tha zonja Tabaku. “Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm” tha më tej ajo. 

Zonja Tabaku përmendi emrat e deputetit Alqi Bllako, dhe ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri. “Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra.  Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive” tha deputetja e Partisë Demokratike e opozitës njëherësh dhe nënkryetare e partisë Jorida Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›