Dule refuzon interpelancën me Spiropalin në vend të Ramës

Deputeti i opozitës, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kritikuar mungesën e kryministrit Rama në interpelancën parlamentare për çështjen e respektimit të të drejtave të minoritetit që pritej të zhvillohej të enjten. Zoti Dule ka shprehur indinjatën e tij dhe nuk pranoi që të zhvillojë interpelancën me ministren e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali. “Qëndrimi i sotëm i kryeministrit dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe lirive nuk ekziston në axhendën e prioritete të tij” tha zoti Sule. “Për fatin tonë të mirë është në axhendën e BE. Pardje ne nuk morën datë për konferencën e parë ndërqeveritare që uroj ta marrim së shpejti, por patëm konkluzione të qarta. Midis tyre ishin edhe ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve” shtoi kreu i PBDNJ.
“Me keqardhje nuk pranoj zhvillimin e kësaj interpelance. Nëse keni mirëkuptimin zhvendose në një datë tjetër të favorshme me kryeministrin, nëse jo do ta riparaqes kërkesën” tha deputeti i opozitës vangjel Dule.