E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku: Cfare po bejme per "ringjalljen" e Tiranes

Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku ka informuar publikun mbi gjithcka qe po ben ky institucion vendor per ndryshimin dhe zhvillimin e kryeqytetit. Ne nje interviste dhene per "ABC News", Tabaku ka folur mbi taksat, shumica e te cilave do te zerohen, ndersa nuk ka lene pa permendur faktin se, qytetaret duhet t'a kuptojne se do te paguajne per ato sherbime qe marrin ne menyre te perditshme. Nenkryetarja Tabaku nuk ka lene pa permendur punen qe po behet lagje me lagje per zhvillimin e ketyre te fundit, ndersa jo pa rendesi, sipas saj jane aksionet qe ka ndermarre Policia Bashkiake mbi lirimin e hapesirave publike, duke i qendruar korrekte ligjit. Mbrojtja e konsumatorit ka zene nje vend te rendesishem ne informacionet qe ka dhene zonja Tabaku, e cila eshte shprehur se me kete ceshtje po merret kryesisht nenkryetari tjeter, Panariti. Sipas nenkryetares se Bashkise, nje pune e madhe po behet per pergatitjen e planit Urbanistik te Tiranes, po nuk ngelet prapa edhe puna per hapjen e procedurave te tenderimit per tramvajin dhe ndertimin e Bulevardit te Ri, tendere te cilet priten te fillojne brenda ketij viti. Nga ana tjeter, jo pa rendesi, sipas saj eshte puna per te zhvilluar karrieren profesionale te te rinjve, si dhe krijimin e lidhjeve me sektorin publik e privat, per punesimin e tyre. Hollesi ne lidhje me keto ceshtje, si dhe shume te tjera, gjenden ne intervisten e meposhtme, dhene per "ABC News".

Jemi ne javet e para dhe normalisht Bashkia e re e Tiranes ka nisur nga puna. Eshte koha e realizimit te premtimeve te medha te nje fushate te forte dhe te veshtire elektorale. Ka filluar puna per te gjitha premtimet e bera per Kryeqytetin shqiptar apo eshte bere ndonje lloj perzgjedhjeje tashme i prioriteteve dhe jane hedhur hapat e pare?

Ka filluar puna intensivisht, sigurisht pas perfundimit te fushates kemi filluar qe te marrim nje nga nje premtimet qe u bene, duke pasur parasysh edhe planin e punes per 100 ditet e para, i cili eshte kryesisht ne fakt ne faze programimi tani. Por te gjitha premtimet qe ne kemi dhene gjate fushates, kemi filluar nje nga nje t'i realizojme, duke pasur parasysh ngritjen e grupeve te punes qe po punojne intensivisht per disa fusha kryesore. Une doja te ndalem kryesisht, ne filluam qe ne javen e pare me reformen e decentralizimit te disa kompetencave dhe pergjegjesive nga Bashkia per Njesite Bashkiake. Tashme kemi nje draft te pare te kesaj reforme, te cilen javen tjeter do ta konsultojme edhe me partneret e interesuar. Kjo reforme do te zhvillohet ne tre faza te ndryshme. Do te filloje me shfrytezimin e te gjitha mundesive qe ofron legjislacioni aktual, ligj i cili percakton kompetencat e Njesive Bashkiake. Me pas gjate fazes se dyte, ne periudhen afatmesme, ne do t'i propozojme Keshillit Bashkiak disa ndryshime dhe nderkohe ne qofte se do ekzistoje vullneti i kolegeve socialiste ne parlament, ndoshta mund te behen edhe ndryshime ne ligjin perkates qe rregullon kompetencat e Njesive Bashkiake, duke qene se eshte nje ligj organik.

Megjithate cfare eshte bere per te terhequr ne bisedime dhe ne mbledhjet qe organizoni edhe me te zgjedhurit e Njesive Bashkiake qe i perkasin te majtes ose Partise Socialiste ne kete rast?

Grupi i punes i cili po punon per kete perbehet nga te zgjedhur qe i perkasin Partise Demokratike, por njekohesisht edhe nga te zgjedhur qe i perkasin Partise Socialiste. Qe ne takimin e pare, zoti Basha i ftoi qe te gjithe te zgjedhurit lokal, fatkeqesisht ata nuk erdhen ne takimin e pare. Por ne mbledhjen e grupit te punes, zonja Seitaj ka qene e pranishme dhe ka dhene mendimin e saj besoj bazuar edhe ne eksperiencen qe ajo ka pasur gjate mandatit te kaluar.

Kjo eshte ne interes te te gjithe te zgjedhurve ne krye te Njesive Bashkiake?

Eshte ne interes te te gjithe Njesive, por ajo cka eshte me kryesorja eshte ne interes te qytetareve te Tiranes.

Pritet ne kete draft te ri te kete nje funksionim me te mire te qeverisjes vendore ne Tirane?

Do te kete disa kompetenca qe do te delegohen, kompetenca qe normalisht i takojne Njesive Bashkiake, por nuk jane shfrytezuar akoma. Keto kompetenca do te bejne qe Njesite Bashkiake te jene me afer qytetareve, do te rrisin transparencen, por nga ana tjeter do te vendosin qytetarin prane sherbimeve qe i takojne ne komunitete, ne njesi banimi. Duke qene se Bashkia e Tiranes, sigurisht qe nuk mund te ofroje sherbime per cdo qytetar, duke pasur parasysh se ka disa te zgjedhur lokale, qe perfaqesojne Minibashkite, njesite me te vogla Bashkiake.

Megjithate, Bashkia e Tiranes ka nxjerre prioritete shume here me te medha se sa vetem kaq. Eshte premtuar lehtesim i madh per biznesin kryeqytetas, kujtojme raportet me te fundit pjesa me e madhe e bizneseve eshte e perqendruar ne kryeqytet, cka do te thote ne nje fare menyre ndikim i drejtperdrejte ne ekonomine shqiptare. Cfare do te ndodhe me kete reforme te re?

Kjo eshte nje reforme e cila ka filluar, dhe po ndermerret nga Bashkia e Tiranes. Eshte nje pune shume e rendesishme, po te kemi parasysh se eshte me e lehte te besh nje biznes ne Shkoder, Korce, Vlore, se sa ne Tirane. Menjehere, me marrjen e detyres, ekipi i ri ka filluar qe te analizoje te gjithe situaten dhe po fokusohemi ne tre shtylla kryesore. Shtylla e pare eshte reforma rregullatore. Ne po analizojme te gjitha lejet dhe licencat qe jepen ne nivel lokal, lejet dhe licencat qe per momentin jane rreth 50 ne numer, dhe qe fatkeqesisht kane disa procedura shume komplekse. Faza e pare po perqendrohet ne lehtesimin e procedurave, ne reduktimin e numrit te diteve qe nje biznes duhet per te marre nje leje apo licence, per nje biznes te caktuar. Per shembull, per marrjen e nje licence per ushtrimin e sherbimit te taksive ne qytetin e Tiranes duhen rreth 40 dite dhe kushton rreth 33 mije leke te reja. Fokusi i ketij grupi te punes eshte realizimi i reformes rregullatore ne reduktimin e lejeve dhe licencave nga njera ane, dhe nga ana tjeter thjeshtezimi i procedurave. Pas perfundimit te kesaj reforme, e cila besoj se do te mbyllet brenda ketij viti, me efekt qe prej janarit e vitit te ardhshem ne synojme qe cdo konsumator, cdo biznes, cdo qytetar qe do t'i drejtohet Bashkise Tirane, do te kete procedura me te lehta per te aplikuar per leje dhe per licenca nga njera ane, dhe nga ana tjeter do te kete transparence me te madhe. Kjo lidhet me grupin e dyte te reformave qe po ndermarrim, cdo gje do te jete online. Krijimi i nje "one top shop", i cili do te eliminoje keto procedura dhe burokraci nga njera ane, dhe nga ana tjeter rritja e transparences ku ne si qytetare, por edhe bizneset ne cdo moment mund te gjurmojne se ku ndodhet procedura per te cilen ato kane aplikuar prane Bashkise se Tiranes. Kjo po shoqerohet me rishikimin e paketes fiskale. Keto tre fusha kryesore synojne qe te reduktojne barrierat e te berit biznes ne Tirane, te lehtesojne sherbimet qe Bashkia Tirane ofron nga njera ane, por nga ana tjeter synojme te permiresojme eficencen e sherbimeve ndaj qytetareve dhe ndaj te treteve.

Ne momentin qe qeveria shqiptare ne vitet e fundit tenton te ule barren e taksave, pra barren fiskale, qeverisja vendore deri me dje te pakten ne kryeqytetin shqiptare numeronte te pakten 60 taksa dhe tarifa. Ka ardhur koha te mbahen premtimet edhe ne kete drejtim?

Eshte e vertete jane rreth 60 taksa dhe tarifa te cilat konsideroheshin si te nevojshme si te domosdoshme, por mbas nje analize qe ne po bejme, gjykojme se shume nga keto tarifa nuk jane te nevojshme. Shume nga keto tarifa do te reduktohen, disa prej ketyre tarifave do te eliminohen fare dhe per nje pjese te tarifave, per te cilat Bashkia ka nje kosto te caktuar. Atehere qytetari, biznesi, konsumatori do te paguaje vetem koston e sherbimit. Dhe, ne kete rast ne kemi nje strategji me tre faza, kemi filluar rishikimin e paketes fiskale qe synon si reduktimin e numrit nga 60, premtimi ka qene ne 20 ne fund te katervjecarit te mandatit te pare te kryebashkiakut Basha dhe njekohesisht reduktimin e nje pjese te ketyre taksave dhe tarifave. Nje pjese e madhe e tarifave do te eliminohen duke qene se ne besojme se qytetaret e Tiranes kane te drejte te marrin sherbime nga Bashkia, ne rast se jane taksapagues te rregullt te qytetit te Tiranes, nga njera ane dhe nga ana tjeter do te perpiqemi te reduktojme barren fiskale per te gjithe bizneset e vogla per te gjithe qytetaret. Duke u perpjekur te reduktojme taksat ne do perpiqemi te zgjerojme bazen, nje strategji e cila ka qene shume efektive ne nivel qendror, strategji e cila ka synuar te reduktoje informalitetin. Pikerisht ky eshte synimi kryesor, zgjerimi i bazes do te krijoje mundesi qe shume biznese qe ndoshta kane operuar ne menyre informale te fillojne e te paguajne taksat dhe te vendosen ne rrugen e formalitetit.

Nga njera ane reduktohen taksat, por do te thote dhe reduktim te ardhurash ne Bashkine e Tiranes, zonja Tabaku. Si do ti kompensoni keto humbje?

Cdo gje eshte menaxhim i mire, ne po perpiqemi te krijojme nje "data base" te gjithe bizneseve, te gjithe qytetareve, te gjithe pasurive qe jane ne qytetin e Tiranes per t'i bere te pergjegjshem qytetaret per te paguar. Ne besojme ne qofte se barra fiskale eshte me e ulet, atehere qytetaret do te jene me te disponueshem per te paguar disa taksa. Ne qofte se do te rritet transparenca do te permiresohen sherbimet, do te permiresohet menaxhimi i ketyre fondeve, do te rritet eficence e perdorimit te ketyre fondeve, atehere, reduktimi qe do kete ne taksa do te kompensohet ne menaxhimin me te mire, por njekohesisht ne rritjen e numrit te bizneseve qe paguajne tatimet.

Per te qene me te qarte per te gjithe biznesmenet dhe qytetaret vertete do te kete reduktime, por, ama, ligji do te zbatohet, taksat do te paguhen?

Sigurisht qe do te paguhen, besoj se ne si qytetare, ne qofte se perfitojme sherbime nga bashkia, duhet te jemi te ndergjegjshem qe do te paguajme dhe detyrimet tona per keto perfitime.

Konsultimi me ekspertet behet sepse kjo eshte ne interesin e vete Bashkise se Tiranes, por me vete grupet e interesit qytetaret apo biznesmenet sa konsultime po behen?

Te gjitha keto qe une permenda do te jene objekt i konsultimeve para mbledhjes se Keshillit Bashkiak, mbledhje e cila do anoncohet ne ditet ne vijim, keto do diskutohen me shoqatat e biznesit, do te konsultohen me bizneset e vogla, do te konsultohen Njesite Bashkiake dhe universitetet per te marre sa me shume mendime. Praktika e konsultimeve nuk ishte vetem gjate fushates elektorale. Kjo eshte nje praktike e cila vazhdon. Ne pjesen e grupeve te punes kemi ekspertet, por kemi vendosur perfaqesues te grupeve te ndryshme te interesit duke pasur parasysh qe mendimet e komunitetit te merren parasysh qe ne fazen e draftimit te paketave te reja.

Interes i vecante ka qene mbrojtja e konsumatorit. Hapi dyte ka qene ushtrimi i kontrolleve te menjehershme te grupeve te posacme lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, pra me datat e skadences, kushtet higjeno-sanitare te tregjeve, ne kryeqytet, por dhe abuzimi me cmimet. Si do te operohet ne kete drejtim?

Mbrojta e konsumatorit eshte nje nga prioritetet kryesore qe ka Kryebashkiaku Basha, nenkryetari tjeter zoti Panariti po punon intensivisht per kete dhe ne javet qe vijne ai do anoncojne planet qe ka per ngritjen e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit. Nje grup pune i cili drejtohet nga zoti Panariti po punon intensivisht per te trajtuar termat, rolet pergjegjesite si do ushtrohet ky kontroll, per te mbrojtur interesin e qytetareve ne Tirane.

Policia Bashkiake ka nisur aksionet per shembjen e ndertimeve pa leje dhe po cliron hapesirat publike. Keto po behen sipas nje plani te mirefillte?

Sigurisht qe ekziston nje plan pune. Policia Bashkiake po punon intensivisht per te liruar hapesirat publike qe ne shume raste jane uzurpuar nga biznese, individe etj. Ekipi qe po punon ne Policine Bashkiake po synon te rrise balancen per te rritur hapesirat publike. Nuk do te kete me ne Tirane hapesira te zena nga bizneset dhe do te perpiqemi qe keto hapesira publike te shfrytezohen si hapesira rekreative ne funksion te qytetareve. Sigurisht qe ekziston nje plan pune dhe cdo gje qe po ben Policia Bashkiake eshte per te vendosur rregullin ne Tirane, per te pasur nje qytet me te qete dhe per te ndihmuar Bashkine e Tiranes ne disa projekte madhore.

Nese shikojme premtimet e kryebashkiakut aktual zotit Basha, si ndertimi i unazes se madhe, e cila do te sherbeje per clirimin e trafikut. Por nje premtim ka qene nderhyrja ne cdo lagje. A po punohet ne cdo lagje?

Pikerisht ka nisur puna lagje me lagje. Ju besoj se e keni ndjekur procesin e hartimit te planit te ri urbanistik te Tiranes. Sigurisht puna do te filloje me nevojen e komuniteteve per infrastrukturen dhe do te jete nje dokument politikash qe do te vleje per 5, 10 apo 50 vitet e ardhshme. Do te perfshihen edhe disa projekte madhore si Tramvaji i Tiranes, zgjerimi i bulevardit, projekte qe po punohet intensivisht. Nje fushe tjeter do te jete zona rekreative prane lumit te Tiranes, per nje zone te harruar te qytetit, e cila do te sherbeje per gjallerimin e lagjeve dhe zonave. Besoj se i keni ndjekur takimet e z Basha me perfaqesuesit e Bankes Boterore dhe perfaqesuesit e BE-se ne Tirane dhe pikerisht fokusi ka qene ky, per krijimin e hapesirave te gjelbra per lagjet si pjese e nje strategjie qe ka Bashkia per te gjalleruar jeten ne kryeqytet. Brenda ketij viti do te lancohet tenderi per tramvajin dhe per zgjerimin e Bulevardit te Tiranes.

Jeta e kryeqytetasve lidhet drejtperdrejte me hapesirat e gjelbra me mungesen e parqeve apo lulishteve. Ku do te gjenden hapesirat per krijimin e tyre?

Eshte akoma heret per te folur se ku do te gjenden hapesirat, pasi do te jete ne dore te planit rregullues te ri, i cili do te sugjeroje se ku do te jene zonat ne zhvillim, ku do te jene zonat per bizneset, ku do te jene zonat e gjelbera e keshtu me radhe. Ju siguroj se do t'i jepet vlere prones publike dhe asaj private, ne interesin me te mire te qytetareve.

Te rinjte kane qene pjese e premtimeve te z Basha. Cfare po behet per ta?

Kane qene prioritet dhe do te jene prioritet. Bashkia e Tiranes do te filloje qe ne janar ne vitit te ardhshem, nje praktike pune me te rinjte. Do te vendosen disa marredhenie komunikimi dhe bashkepunimi qe ka te beje me zhvillimin e karrieres, zhvillimin profesional te tyre dhe me krijimin e mundesive reale te tyre per punesimin, per lidhjen e tyre me bizneset, sektorin publik dhe stimulimin e sipermarrjes per te rinjte qe sapo mbarojne universitetin. Do te kete nje fond te ri nga Bashkia e Tiranes per stimulimin e bizneset e reja. Do te krijohet nje data baze per te gjitha nevojat qe ka tregu dhe profilet e te rinjve te diplomuar, per te ndihmuar ata te integrohen ne tregun e punes.

Kryeministri ka pasur si kryefjale ditet e fundit pastrimin e vendit. A do te kete ndonje projekt te mirefillte per kete edhe per kryeqytetin?

Nuk ka, por do te kete. Besoj se po i shikoni ndryshimet per dite pasi te gjitha institucionet ne varesi te Bashkise po perpiqen maksimalisht qe qyteti te jete me i paster. Sigurisht qe ka disa veshtiresi po ndryshimi do te vije shume shpejt. Ne po hartojme edhe plane tematike dhe nje fushe eshte edhe mjedisi. Ofrimi i opsioneve per mbetjet, per menyren se si do te menaxhohen ne qytetin e Tiranes, etj. Plani i ri urbanistik do te ofroje zgjidhjen afatgjate per situaten ku ndodhet qyteti sot.

Zonja Tabaku, nje nga risite qe solli stafi i ri ishte komunikimi me qytetaret dhe marrja ne shqyrtim te problematikave te tyre. Sa po funksionon kjo?

Jo vetem premtim, por ka filluar te funksionoje qe javen e pare qe ne filluam pune. Si kryebashkiaku ashtu edhe dy nenkryetaret kane bere takime me qytetaret sipas nje programi te caktuar. Ata shprehin shqetesimet e tyre per qytetin duke filluar me strehimin, pastrimin, perfshirjen e tyre ne vendimmarrje, shqetesim per taksat qe paguajne, praktiken qe ndjekin bizneset ne menyre si procedohet me ata. Deri para pak kohesh, biznesi nuk e dinte se cfare ndodhte me aplikimin e tij per nje licence. Qytetaret vijne dhe kerkojne informacion tek ne. Ekziston nje sistem shume i mire ne Bashkine e Tiranes. Mbas diskutimit te problemit, ceshtja i kalon drejtorise perkatese per t'i dhene nje zgjidhje. Kjo fryme e re komunikimi ka dhene nje fryme me pozitive duke i bere qytetaret te ndihen me prane vendimmarrjes. Ka shume qytetare qe thone se eshte hera e pare qe hyjne ne bashki. Sigurisht qe per nje qytet si Tirana, mendimi i te gjithe ka rendesi.

Nje ceshtje eshte edhe respektimi i prones private. Cfare po behet me hipotekat?

Ka nje grup pune qe po punon intensivisht qe ne ditet e para qe filluam pune. Besoj se ne ditet ne vijim ne do te japim me shume informacion se si do te procedohet. Ky ishte nje nga premtimet kryesore te zotit Basha dhe qytetaret do te shohin se si do te behen realitet. Menyra se si do te zgjidhet kjo ceshtje do te jete objekt i diskutimeve me shume partnere ne vijim.

Keni pasur takime me banken Boterore, Bashkimin Evropian. A ka perpjekje te tjera per te thithur fonde, kredi te buta, etj; per te mbeshtetur projektet tuaja?

Te gjitha keto projekte kerkojne financim. Z Basha ka nisur takime intensive me te gjithe partneret nderkombetare duke prezantuar projekte. Eshte rendesia qe kane keto projekte qe e i ka bere kaq atraktive per donatoret. Ju permendet banken Boterore Bashkimin Evropian, por eshte edhe KFW, per sistemin e ujesjelles kanalizimeve ne qytetin e Tiranes. Sigurisht qe jane edhe bizneset e huaja, te cilat do te kene mundesi se shpejti per te pasur mundesi reale investimi per ta. Jemi ne nje faze analize dhe fokusi kryesor eshte se si Tirana te behet terheqese, jo vetem per donacionet, por edhe per investimet e tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›