E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli "rrezon" kerkesen e opozites per votim te fshehte

Ne nje kohe kur pritet qe opozita te dorezoje neser propozimet e saj, per ndryshime ne rregulloren e Kuvendit, Kryetarja Jozefina Topalli, shprehu dje kundershtimet e saj per disa nga pretendimet e socialisteve. Me konkretisht, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Topalli tha se mazhoranca sigurisht qe do te shqyrtoje propozimet qe do te behen nga e majta, por leshoi kritika mbi rikthimin e votimit te fshehte. "Ne Kongresin Amerikan mbizoteron parimi i transparences, nuk imagjinohet qe te votohet ne menyre te fshehte, sepse deputeti duhet te tregoje pergjegjesi perballe qytetareve qe e kane zgjedhur. A ruan ai qendrimin qe duan ato qytetare qe e kane zgjedhur apo jo, dhe ne kete kuptim, jo vetem qe gjykatesit zgjidhen ne menyre te hapur e transparente, dhe kurre me vote te fshehte"- tha Topalli, duke kritikuar keshtu kete pretendim ende te pa zyrtarizuar te socialisteve. Ajo shtoi se mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje me opoziten dhe te realizojne reformat e kerkuara. Ajo shtoi se nuk mendon se PS mund te refuzoje serish ftesen e mazhorances per reformen zgjedhore, duke qene se ne te propozohet thirrja e OSBE/ODIHR e Komisionit te Venecias per asistence.

Zonja Topalli, kryetari i Grupit parlamentar te Partise Demokratike i ka derguar nje leter kryetarit te Grupit parlamentar socialist zotit Ruci, ku i ofron doren e bashkepunimit per ceshtjen e reformes zgjedhore. Kur pritet te filloje konkretisht ky dialog?

Ka dy vite qe eshte ofruar dora. Ne fakt, ne nje sistem funksional ku mendohet qe mazhoranca dhe opozita jane te ndergjegjshme ndaj pergjegjesive qe kane ndaj qytetareve te tyre, nuk eshte nevoja qe t'i shtrihet dora se e kane per detyre kushtetuese, eshte betimi qe kane bere diten qe kane marre mandatin per te bere detyren. Megjithate, une dua ta shoh si nje dicka pozitive ate qe zoti Rama ka thene perpara disa diteve, i cili tha se duhet te heqim dore ne nje fare menyre nga bllokimi qe i kemi bere deri tani integrimit te vendit, sepse kjo eshte e vertete. Prej dy vitesh, per shkak te bojkotit dhe bllokimit qe opozita i ka bere Parlamentit, ishte nje strategji qe zoti Rama kishte zgjedhur dhe qe ai e quante te suksesshme. Megjithese votat e shqiptareve flasin te kunderten qofte edhe me date 8 maj. Gjithsesi une do t'a shoh pozitivisht, dua te kerkoj qe te jete luajal me fjalet qe thote. Pavaresisht nga fjala ne hapje te ketij sesioni e kryetarit te Grupit parlamentar, qe ne fakt ishte fjala e zotit Rama, pra ishte "copy paste" e fjalimeve te tyre para dy viteve. Megjithate le te mos paragjykojme, une jam e prirur me nje deshire te madhe per t'a pare pozitivisht. Ne kemi perpara nje axhende me reforma shume te rendesishme, te cilat jane ne programin e punes. Eshte shume e rendesishme qe zoti Patozi ka kerkuar dhe konsensusin e Partise Socialiste, dhe une nuk mund t'a mendoj se Partia Socialiste mund te refuzoje ftesen qe te dy bashke t'i kerkojne mbeshtetje dhe asistence si ODIHR, ashtu dhe Komisionit te Venecias per te shkuar drejt nje permiresimi dhe zbatimit te rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Nee lidhje me keto te fundit, une mendoj se puna duhet te tregohet konkretisht, per te ikur nga fjalet dhe per te kaluar konkretisht tek veprimet reale.

Te qendrojme pak te propozimi i socialisteve per ndryshimin e Rregullores se Parlamentit. Rregullorja aktuale eshte miratuar vetem nga shumica ne kushtet kur opozita nuk ishte ne Parlament. Keto ndryshime pritet te paraqiten te henen zyrtarisht. A do te merren parasysh nga ana e mazhorances keto ndryshime?

Se pari, dua te them se mazhoranca eshte gjithmone e hapur per te diskutuar nese eshte puna per te persosur standardet. Rregullorja e Kuvendit eshte nje rregullore, e cila eshte bere me konsensusin e te dy paleve. Pas vitit 2009 ka pasur dy pika qe jane ndryshuar. E para ka lidhje me dekretet per emerimin e gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, qe nga nje votim i mbyllur, sekret, i fshehur, eshte bere nje votim transparent, i hapur, ashtu sic ndodh ne vendin tuaj. E dyta, ka qene qe pikat jashte rendit te dites te kalojne ne fund te rendit te dites. Nuk mund te jene pikat qe jane jashte rendit te dites perpara cdo ceshtjeje, qe eshte ne rendin e dites. Nuk ka as sens, nuk eshte as racionale, nuk ndodh ne asnje vend, as ne Bashkimin Evropian, aq me pak ne vendin tuaj.

Pra, ju do t'i shqyrtoni keto kerkesa te opozites?

Une sapo jam kthyer nga nje takim qe kam pasur ne zyren e spikerit te Kongresit Amerikan. Pata mundesi te flas me bashkepunetoret me te ngushte te zotit Berner. Jo se nuk e dija, jo me kot i kerkova atyre, dhe jam shume e kenaqur qe ato treguan gatishmerine per te sjelle nje grup deputetesh nga mazhoranca dhe opozita, per te bere nje vizite ne Kongresin Amerikan, per te pare ato vete se si votohen gjykatesit. Ne Kongresin Amerikan mbizoteron parimi i transparences, nuk imagjinohet qe te votohet ne menyre te fshehte, sepse deputeti duhet te tregoje pergjegjesi perballe qytetareve qe e kane zgjedhur. A ruan ai qendrimin qe duan ato qytetare qe e kane zgjedhur apo jo, dhe ne kete kuptim jo vetem qe gjykatesit zgjidhen ne menyre te hapur dhe transparente, dhe kurre me vote te fshehte. Edhe Kryetarja e Parlamentit zgjidhet me vote nominale, e nese kemi bere ne nje ndryshim, ai eshte nje ndryshim qe ka cuar ne nje standard me te larte, qofte per emerimin ne menyre transparente pa asnje hije, ashtu sic behet ne Senatin Amerikan; qofte prej faktit qe ceshtjet jashte rendit te dites nuk mund te jete me prioritare se kalendari dhe axhenda e reformave qe i duhen Shqiperise dhe shqiptareve.

Zonja Topalli, ne Shqiperi ka mbizoteruar nje klime konfliktuale ne politiken shqiptare. Ju, si Kryetare e Parlamentit qe natyrisht jeni pjese e mazhorances, por jeni kryetare e te gjithe Parlamentit te Shqiperise, cfare roli do te luani ne menyre qe ky tension qe ka ekzistuar ne Parlamentin e Shqiperise te zbutet?

Kryetari i Kuvendit perpiqet te jete sa me inkluziv, por realisht qe te gjithe te drejten dhe hapesiren opozites ia jep Rregullorja. Pra, Rregullorja jone eshte nje nga Rregulloret me moderne, eshte bere bashke me OSBE duke marre per model Rregulloren e Parlamentit Evropian. Kjo Rregullore jep mundesi per interpelanca, per pyetje me shkrim, jep mundesi per pyetje me goje, jep mundesi per mocione me debat, per mocionet e tjera, jep mundesi te kontrollohen ministrite, institucionet e pavarura, etj. Jane 18 institucione te pavarura qe vetem gjate 6 muajve te fundit kane raportuar perpara komisioneve parlamentare. Mund te flasim nderkohe per reformen qe Parlamenti ka bere brenda vetes, duke nxjerre ne faqen e internetit te gjitha votimet qe behen ne Parlament, ne menyre qe publiku te konsultohet e te dije se cfare deputeti i tij ka votuar per reformen ekonomike, per reformen ne drejtesi apo reforma te tjera. Jepen ne video on-line te gjithe seancat plenare, jepen te gjitha procesverbalet. Ne po ecim ne nje projekt tjeter bashke me OSBE per te bere e-Parlament dhe kjo eshte transparenca me e madhe. Besoj se ne kete drejtim kemi kapercyer dhe disa Parlamente te tjera. Kjo nuk do te thote qe nuk kemi shume pune te tjera per te bere. E rendesishme eshte qe se bashku me lirine qe te jep e drejta e fjales se lire mendoj se me e rendesishme eshte per te menduar te lire, kam pershtypjen se te gjithe kane te drejten e fjales se lire, por disave u mungon vullneti per te menduar te lire. Ketu duhet pare me shume ndoshta per t'u thelluar.

Javen e kaluar ne Shqiperi ndodhi nje krim shume i shemtuar. U vra nje gjyqtar ne Gjykaten e Vlores dhe ky nuk eshte nje rast i izoluar, se jane bere kercenime dhe ndaj 15 gjykatesve te tjere. Sipas jush, si mund te zgjidhet kjo gjendje?

Nuk jam ne gjendje te them nese ka pasur kercenime te tjera, por ky eshte nje krim jashtezakonisht i rende. Jam shokuar personalisht une, jemi shokuar te gjithe per kete krim te papare ne Shqiperi. Une uroj qe Prokuroria te jete serioze. Une kerkoj qe Prokuroria t'i shkoje deri ne fund, nuk ka arsye per te pasur frike, per te hetuar per nje rast te tille. Ky krim duhet zbardhur sa me pare, jo vetem kush jane ekzekutoret, por kush ishin ato qe kane kerkuar kryerjen e ketij krimi makaber. Eshte nje goditje ndaj shtetit, pervecse eshte nje goditje ndaj gjykatesit dhe kjo eshte e tmerrshme.

Pistat e hetimit duket se te cojne drejt ceshtjes se pronesise. A ju duket se qeverite e meparshme ne Shqiperi, te gjitha qeverite gjate ketyre 20 viteve kane bere punen e duhur ne lidhje me ligjin e pronave?

Ky eshte nje problem i veshtire dhe ju keni te drejte. Ceshtja e pronave eshte ceshtja me konkrete dhe une mendoj se ketu ka shume pune per te bere.

Parlamenti i ri qe do te ndertohet ne Shqiperi brenda 100-vjetorit te Pavaresise, ku jane punimet per te?

Une ju falenderoj qe edhe ju e konsideroni nje nder momentet me te rendesishme qe do te behet i mundur per 100-vjetorin e Pavaresise. Femijet tane dhe brezi jone jane me fat qe ne jemi deshmitare dhe kemi mundesi te celebrojme 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Me rastin e kesaj feste te jashtezakonshme, jo vetem kujtojme baballaret, ato qe sakrifikuan cdo gje per kete komb, por mendoj se simbolika e demokracise se re shqiptare, permes ndertimit te nje Parlamenti te ri, eshte detyre e te gjitheve ne.

A do te perfundoje ai brenda 100-vjetorit?

Ai do te filloje. Nuk besoj se do te perfundoje, koha eshte shume e shkurter. Ku vendoset guri i pare gjerat ecin perpara, per kete besoj se cdo shqiptar eshte krenar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›