E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tabaku: Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë, rrezikojmë një nga pikat për çeljen e negociatave!

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e shkreton gjithnjë e më shumë Shqiperinë duke i detyruar njerezit të kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE-së. Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha se sipas saj Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar kështu edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave. “Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit. Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeverinqë punon për veten dhe varfëron shqiptarët.  Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes”, shprehet Tabaku ndërsa ka publikuar shifrat e fundit që tregojnë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Europë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›