Zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar

Partia Demokratike depozitoi sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentare për zgjedhjet e 25 Prillit. Nënkryetari i PD-, Enkelejd Alibeaj tha se opozita do të hedhë dritë mbi të gjitha përpjekjet e mazhorancës për të tjerësuar vullnetin e votuesve, ndërsa tha se deri tani PD ka depozituar 180 kallezime penale pranë sistemit të drejtësisë.
“Disa nga çështjet që duhen hetuar:
Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre.
Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte.
Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës.
Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore.
Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve” tha Alibeaj.