Tabaku: Nevojitet transparencë e plotë për ngarkesat me mbetje

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për ngarkesën e mbetjeve të nisur nga porti i Durrësit që e cilësoi skandal ndërkombëtar.
Tabaku u shpreh në rrjetet sociale se është e nevojshme një transparencë e plotë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore.
Tabaku nënvizoi se janë dy ngarkesa të ndryshme të mbetjeve toksike që janë identifikuar deri më tani: njëra me origjinë nga Kosova, që ka përfunduar në Kinë, dhe tjetra me destinacion Tajlandën, e cila ka origjinën nga Shqipëria.
Ajo bëri thirrje për sqarime të menjëhershme nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe Policinë e Shtetit.
Ajo e përshkroi Portin e Durrësit si një “han pa porta,” duke theksuar se ky skandal ka ekspozuar thellësinë e problemit të korrupsionit në vend. /k.s/