E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tabaku: Qeveria dështoi në dy kushtet kryesore, paratë e pista u përdorën për zgjedhje

“Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor ku pasrohen paratë e krimit dhe ky pohim vjen sërishmi nga Keeshilli Europees përmes raportit të MONEYVAL. Tashmë është e qartë se paratë me të cilat janë blerë votat anë e mbanë Shqipërisë kanë si burim krimin e organizuar”.

Kështu reagoi Jorida Tabaku pas bërjes publike të raportit të Moneyval mbi mos plotësimin e kushteve nga qeveria shqiptare, duke theksuar se nuk gjente ndonjë përmirësim të dukshëm kundër pastrimit të parave në Shqipëri

“Nga sot bëhet edhe më e qartë se si me dëshirën dhe vullnetin e qeverisë Rama këto parà kanë qarkulluar për të ndikuar plotësisht në zgjedhjet e këtij viti. Shqipëria po kthehet përherë e më shumë në mafiokraci e cila sundon në vend të qeverisë. Krimi i organizuar dukshëm ka lëshuar rënjët e tij në vendin e vetëm Europian të futur në listën gri të MONEYVAL. Një provë e radhës që dëshmon se si janë blerë votat duke rrëzuar një herë e mirë tentativën për t’i dhënë dinjitetin e nevojshëm Shqipërisë”, thekson Tabaku.

Sipas deputetes demokrate me këtë raport të publikuar së fundmi nga KiE tregohet qartë se Shqipëria nuk i ka përmbushur dy kushtet.

“Shqipëria në këtë situatë nuk ka mundur të respektoj minimalisht dy kushte esenciale të procesit të integrimit. Së pari, nuk ka mundur të zbatojë kushtin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Së dyti, por jo nga rëndësia, ka dështuar në luftën e pastrimit të parave. Një betejë esenciale në rrugëtimin tonë si komb drejt integrimit në BE”, thekson Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›