Tabaku: Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë, pas humbjes spektakolare më 8 maj
e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ka deklaruar sot se kreu i opozitës Edi Rama ka frikë të kandidojë në kryeqytet pas humbjes së pësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2011. Sipas Tabakut qytetarët e Tiranës nuk mund të harrojnë gjithë premtimet e pambajtura nga Rama në 8 vjet dhe ai për këtë arsye ka vendosur që mos të kandidojë në kryeqytet.
Rama kërkon të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi nuk u kthen dot përgjigje kryeqytetasve pse e dogji Tiranën me 21 janar, lejet e ndërtimit që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, pallatin e bashkëshortes së tij, zhdukja e terreneve të gjelbërta, parqeve të lojërave apo rrugëve të shtruara që u ka dalë asfalti elektoral. Qytetarët nuk e harrojnë ish- kryetarin e tyre që u deklaroi se nuk merret me punësimin, as bizneset nuk harrojnë dyfishimin e taksave deklaroi Tabaku në një konferencë shtypi nga selia blu.
30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Tabaku: Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë, pas humbjes spektakolare më 8 maj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email