E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bashkia nuk përfshihet në konfliktin politik, Këshilli Bashiak merr vendimet e veta

Aida Malaj

lulezim bashaKreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, e ka cilësuar si luftë politike kërkesën e këshilltarëve të majtë për shkarkimin e Njazi Kosovrastit nga drejtimi i Këshillit Bashkiak. Sipas tij kjo përpjekje bëhet për të shpërqendruar bashkinë nga punët e nisura.

Unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e Bashkisë tek lufta politike. Është fare e kuptueshme. Dikush mund të zgjedhë, këshilltar apo jo këshilltar, mund të kenë shpresa për deputetë, që përpiqet të tërheqë Bashkinë e Tiranës në luftë politike. Ne bëjmë punën tonë, Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta, funksionon sipas këtyre rregullave dhe Bashkia e Tiranës ka një dhe vetëm një detyrë, të zbatojë ligjshmërinë dhe këtë po bën. Ne si Bashki, jemi të përkushtuar të vazhdojmë punën tonë. Këshilli Bashkiak merr vendimet e veta, tha Basha gjatë inspektimit të punimeve për  ndërtimin e rrugës “Miftar Gërbolli” në kryeqytet.

I pyetur nga gazetarët për ngadalësim të punimeve në disa rrugë,  Basha ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë, por sipas tij punimet në rrugë janë paraprirë nga rrjeti i ujësjellës – kanalizimeve. Në dijeninë time dhe në informacionin që unë kam, nuk ka asnjë ndërprerje të punimeve, me përjashtim të atyre që bëhen për azhornim projekti apo koordinim. Ka raste kur Ujësjellës-Kanalizimet duhet të mbyllin një punë, përpara se kontraktori të vazhdojë me pjesën e kontraktuar, ka raste kur duhet vepruar me shpronësime, ka raste kur duhet vepruar siç u veprua tek Ilia Dilo Sheperi, ku ndonëse nuk pati shpronësim pati mirëkuptim me banorët dhe u zëvendësuan avllitë me kangjellat, këto janë rastet e raportuara deri tani  sa i përket  ngadalësimit të punimeve. Deri më sot, çdo kontratë është zbatuar brenda afatit. Në fakt, shumica e kontratave që kanë përfunduar apo janë në proces përfundimi  janë bërë para afatit ,- u shpreh Basha.

30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Basha: Bashkia nuk përfshihet në konfliktin politik, Këshilli Bashiak merr vendimet e veta burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›