E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tabaku: Rrëzimi i ligjit për komisionet hetimore e rikthen Kuvendin në binarët kushtetues

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pasditën e sotme mbi vendimin që ka marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me ligjin e komisioneve hetimore.

Kryetarja e komisionit të Çështjeve Europiane e ka quajtur këtë vendim si një hap që i jep mundësinë Kuvendit të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetutshmërisë.

Ajo e ka quajtur krizën e krijuar nga mazhoranca si artificiale, dhe këtu i referohet vendimit të mazhorancës për të bllokuar për mbi katër muaj ngritjen e komisioneve hetimore.

Tabaku iu referua këtij bllokimi si të pakuptimtë, ndërsa propozimet e mazhorancës të sajuara me porosi, me qëllim shmangien e plotë të thelbit të ngritjes së komisioneve hetimore.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e opozitës sa i përket ligjit për Komisionet Hetimore. Bëhet fjalë për nenin 4, 7 dhe 9, për të cilët gjykata thotë se janë të papajtueshme me Kushtetutën.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›