E Premte, 6 Nëntor 2026

UASHINGTON – Zelensky mbërrin në samitin e NATO-s

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi sot një kurorë në një monument në Uashington për viktimat e urisë në Ukrainë të viteve 1930, përpara një takimi të liderëve të NATO-s në qytet.

Zelensky udhëtoi me bashkëshorten e tij Olena, sipas Freedom. Ai u takua gjithashtu me anëtarë të diasporës ukrainase.

Presidenti ukrainas shpreson se takimi i liderëve nga 32 vendet e NATO-s – përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer – do të qartësojë perspektivat e anëtarësimit të vendit të tij dhe do të forcojë mbështetjen ushtarake për luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Që nga viti 2019, Ukraina ka paraqitur ambiciet e anëtarësimit në NATO të përfshira në kushtetutën e saj kombëtare. Por të gjitha vendet anëtare aktuale të NATO-s duhet të bien dakord unanimisht përpara se kjo të ndodhë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›