Tabaku: SPAK po kërcënohet, reforma në drejtësi mungon! Manja: Ata që e sulmojnë i keni nga krahu juaj

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin nga foltorja e Kuvendit për reformën në drejtësi. Deputetja ka deklaruar se drejtësia sot mungon dhe hesht kur ka prova për implikim të ish-ministrave në afera korruptive. Tabaku thekson se qeveria po pengon SPAK në proceset hetimore, ndërsa propozoi që reforma në drejtësi të mbështetet nga parimet që ka pasur Partia Demokratike në vitin 2016.
“Marrëveshja është një marrëveshjes standarde. Pse po ikin shqiptarët nga një vend ku nuk ka luftë. Qindra të rinj hedhin çantë në shpinë dhe ikin në Angli. Çdo ditë ikin nga 700-1000 të rinj. Gjithçka nën hundën e një shteti vigjilent që justifikon këtë krim, por që lejon që të shkretojnë Shqipërinë. Janë shqiptarë se shohin se këtu konkurrenca dhe tregu i lire nuk ekziston, janë shqiptarë që nuk shohin shpresë. Janë qytetar që shteti ligjin se zbaton për të fortin po për të dobtin. Shqiptarët nuk janë budallenj. Reforma në Drejtësi, ku është sot drejtësia. Drejtësia që aq shumë e kërkuam. Një aferë korruptive si ajo e inceneratorëve vazhdon dhe merr para nga buxheti i shtetit. Si ka mundësi që drejtësia hesht kur ka prova se si ministra e ish -ministra kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Zoton e Stella Gugallen.
Ne e dimë shumë mirë që SPAK-u po kërcënohet. Nuk e ngritëm SPAK se dëshiruam kurban në politike, por që ligji të zbatohet njësoj që ligji të jetë njëlloj për qytetarin dhe të fortin. Pas reformës në Drejtësi qeveria ka vendosur që të sulmojë SPAK. Nuk ka shoqëri të shëndetshme nëse nuk ka drejtësi. Prandaj ikin shqiptarët sepse drejtësia e vonuar vret shpresën. Që kjo Reformë në Drejtësi mos të dështojë duhet të mbështet nga parimet që ka pas PD në 2016”, tha Tabaku.
Por fill pas deklaratës së saj ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ky i fundit ka deklaruar se ata që sulmojnë SPAK janë demokratët pasi janë ata që i kanë shpëtuar drejtësisë me raporte mjekësore.
“Për zonjën Tabaku e dëgjova në replikë por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd. Ata që e sulmojnë SPAK dhe janë te krahu juaj. I ke pas vetes. Unë e kam thënë që duhet një vijë ndarëse aty. Ti them këtu se kush e pengon SPAK. Sa për të tjerat, raportin me drejtësinë është i tillë, sa herë të ketë punë me këtë maxhorancën ne i jemi përgjigjur. Ndërsa ky krahu këtij i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë dhe raporte mjekësore. Ju e mendoni se politika dhe shërbimin qytetar janë me gjumë. Se gjumi ju mori në qafë. Drejtësinë prej nesh ka verë mbështetje dhe suport buxhetor. E kemi bëre që në 2016 dhe do ta mbështesim. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të vetën drejtësia”, tha Manja.
/rtsh.al/