E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VKM/ Miratohet shtesa e huasë me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, do ndërhyhet në zonën e Orikumit dhe Ksamilit

Zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme (22 shtator) të Këshillit të Ministrave është miratuar shtesa e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Sipas Vjeros, marrëveshja e miratuar në vitin 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Dhe me shtesën e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave do të ndërhyhet në zonën e Ksamilit dhe të Orikumit, të cilat do ndikojnë në përmirësimin e zonave dhe turizmit.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha të prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë. Ndërhyrjet do ndikojnë në përmirësimin e zonave dhe turizmit që më pas përkthehen në të ardhura”, tha zv.ministrja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›