E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tabaku takon Komisionerin për Zgjerim: PD pro Konferencës Ndërqeveritare, ndonëse qeveria s’ka përmbushur kushtet

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Sipas njofitimit, në qendër të diskutimit ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Zonja Tabaku shprehu shqetësimin se “qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat”.

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Gjatë takimit Tabaku u shpreh se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit.

Ajo përmendi raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Në përfundim të takimit, zonja Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se “PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›