E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtarja e lartë amerikane Donfried mbërrin në Tiranë, takon Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbërritën sot në Shqipëri. Ata, sipas një njoftimi të ambasadës amerikane, u takuan me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Evropian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›