E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabelat qeveria shkel Kodin Rrugor

TIRANE-Kryeqyteti shqiptar nisi qe dje per gatitjen per udhetimin pa viza drejt vendeve te ndryshme te Evropes. Ne cdo kryqezim te Tiranes jane pare me dhjetera tabela blu me te bardhe te cilat tregojne drejtimin dhe kilometrat per kryeqytete te ndryshme te shteteve evropiane.
Ndersa festa e lajmeruar nga qeveria do te nise diten e marte pasi lajmi i liberalizimit te vizave te jete konfirmuar sot edhe zyrtarisht nga Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe te Brendeshem te Bashkimit Evropian. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur qysh dje heret ne mengjes banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Europes. Berlin 1334 km Zyrih 1117 km Milano 971 km mund te duken si reklama te agjencive turistike por ne fakt jane tabelat e vendosura ne cdo kryqezim te kryeqytetit qe lajmerojne udhetimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Duket se kete here qeveria ska menduar per shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor me vendosjen e ketyre tabelave duke i konsideruar ato thjeshte pjese e fushates sensibilizuese te liberalizimit te vizave. Ne baze te nenit 23 te Kodit rrugor Pergjate rrugeve dhe ne vende te dukshme nga mjetet qe kalojne ne rruge eshte e ndaluar te vendosen shenja parulla impiante reklamimi etj. qe per nga permasat forma ngjyrat pamja dhe vendndodhja mund te shkaktojne konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bejne te veshtire kuptimin dallimin apo efikasitetin e tij si dhe te shkaktojne shqetesime pamore a te terheqin vemendjen e perdoruesve te rruges me pasoje rrezikimin e sigurise se qarkullimit.
Po keshtu per vendosjen e ketyre tabela nuk eshte marre leje as nga Bashkia e Tiranes. Ne cdo shtylle te shetitores kryesore qe prej dites se djeshme tunden flamujt blu te Bashkimit Evropian. Ne menyre simbolike ne semafore pikerisht aty ku del drita jeshile eshte vendosur edhe nje tabele ku shkruhet Europe. I ka rene fati pikerisht germes o te ndizet ne ngjyre jeshile per te treguar se tashme shqiptareve do tu hapet drita jeshile per te kaluar pa viza ne Evrope. Nderkohe qeveria nga ana e saj ka lajmeruar nje koncert madheshtor ne sheshin Nene Tereza ku ende vazhdon te ndertohet nje skene gjigante. Mbi Universitetin e Tiranes do te kete edhe projeksione te ndryshme.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›