Arkitekti i Balliut rumanisht nga Marius Dobresku
Diktaturat kane gjuhet e tyre te cilat mund ti zberthejne me mire vetem shkrimtaret. Keshtu shkruan ne faqen e saj zyrtare shtepia botuese rumune Vremea teksa lajmeron lexuesin e saj se sapo ka hedhur ne shtyp novelen Arkitekti te shkrimtarit Fahri Balliu. Nje novele qe te kujton perrallat e Orientit shkruar me aq art nga nje autor qe di te futet thelle mistereve te diktatures dhe te tregoje ate cfare ndodhte ne te vertete ne vendet qe e jetuan ate. Novela eshte perkthyer ne rumanisht nga Marius Dobresku i njohur me se shumti si perkthyesi i shkrimtarit Ismail Kadare ne gjuhen rumune. Perkthimi i Arkitektit ne gjuhen rumune perfaqeson nje eveniment kulturor shume te rendesishem. Ne radhe te pare sepse publiku rumun mund te lexoje nje veper te re nga letersia shqipe. Fahri Balliu eshte i njohur tek ne sidomos si militant antikomunist autor i disa veprave si Zonja e zeze Nexhmije Hoxha dhe Panteoni i zi libra qe gezuan nje sukses te jashtezakonshem vitin e kaluar. Por ja tani Balliu del prape me nje liber te ri i cili eshte ne fakt nje nga librat e fillimit te tij prej shkrimtari nje liber me theks te trashe antidiktature megjithese me ambalazhin fantastik dhe oriental. Duke e perkthyer jetova disa momente te vecanta kisha shpesh pershtypjen se perktheja nje perralle te mrekullueshme nga 1001 netet e Sheherezades por nenteksti i librit me sillte vazhdimisht ne realitetin komunist te viteve 80. Per mua Arkitekti ka qene nje eksperience interesante dhe jo vetem kaq thote Dobresku. Per redaktoren Maria Giugariu ky liber zberthen me nje stil te vecante dramen e madhe te komunizmit. Balliu eshte nje shkrimtar befasues. Ai te fut ne nje bote nga ku e ke veshtire te dalesh pa ndjere deri ne fund joshjen qe ajo te ofron. Nje gje e tille ndodhi me mua teksa punoja me Arkitektin thote ajo. Per Giugariun Arkitekti eshte nje novele e cila shume shpejt do te behet e dashur per lexuesin rumun qe do te gjeje aty nje pjese te historise se tij gjate komunizmit. Ky eshte libri i trete i Balliut ne gjuhen rumune pas botimit nje vit me pare te monografise Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha dhe romanit Panteoni i Zi.