E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tablote e lumturise se paqene

Po ai mentalitet i vjeter prej fituesi te perjetshem qe mendon se pakica eshte per tu shtypur po ajo psikologji mediokre e trasheguar heret per ndarje dhe lepirje kockash po ajo performance force e dale boje qe sajohet me mburrje agjitative e deri qesharake nga njera ane dhe me denigrim te kundershtareve politike nga ana tjeter.


Me gjithe problematikat e renda qe perjeton vendi nga varferia e papunesia deri te ngecja ne vend e dialogut normal politik deshira per te korrigjuar ndonje gje nuk bulezon askund. Mentaliteti i fituesit te perjetshem qe mendon se pakica eshte per tu shtypur mban peng gjithcka dialogun hetimin e zgjedhjeve pronat punesimin.


Ne takimin me nje zyrtare te larte te OKB-se kryeministri Sali Berisha ka paraqitur arritjet e rendesishme ne luften kunder korrupsionit vendosjen e sistemit elektronik ne prokurime dogana tatime regjistrimit dhe licencimit online etj.


E njejta fryme tejet optimiste sa i takon rezultateve ne fushen e arsimit ne ate te penetrimit te internetit ne shkolla e ne shtepi reformat ne shendetesi per sa i perket reduktimit te vdekshmerise foshnjore dhe asaj maternale si dhe zhvillimin e eko-turizmit mjedisit decentralizimin. Shikoni pra se ctablo e persosur Por kush na beson kur vete ne nuk besojme


Qytetaret e ketij vendi mbase i kane ende parasysh frazat e akullta te Miklos Marschall drejtori i Transparency International per Evropen dhe Azine Qendrore. Jo shume kohe me pare gjate nje konference per shtyp ky zoteria nihilist u shpreh pak a shume se korrupsioni dhe varferia jane problemet kryesore per Shqiperine.


fare mund te thuash kur perballe kerkesave per nje veshtrim realist te tablose shqiptare kemi nje qendrim kokeforte e vanitoz dhe ceshte me e keqja bertitje pa fund dhe pa vend ndaj opozites.


Drejtuesit e qeverise aktuale me se pari kreu i saj aktual per te sfumuar sadopak mangesite e medha te viteve te fundit zbatojne menjehere parimin Mbrojtja me e mire eshte sulmi. Por jeta e perditshme thyen cdolloj korace agjitative. Rritja e cmimeve nuk eshte nje shpikje apo edhe shpifje e atyre qe duan te mohojne arritjet sigurisht nuk e ndjejne kete vetem disa qindra pjesetare te klanit qe ben sikur qeveris.


Se fundi sapo ka plasur ne Tirane ne fushen e arsimit pikerisht per shkak te mentalitetit te vjeter te qeverisjes. Partite ne qeverisje vazhdojne te kerkojne pjesen e tyre duke metuar te kontrollojne fusha dhe zera te ndryshme te pushtetit kjo do te thote shkarkime dhe emerime politike ne nje fushe qe eshte me mire duhet te jete e depolitizuar. Per me teper ne kete fushe jane premtuar investime internet ne cdo shkolle reduktime te numrit te nxenesve neper klasa etj.


Shifra zyrtare nga Ministria e Arsimit na tregojne se rreth 40 mije femije nuk shkojne ne
shkolle pasi punojne per tu ardhur ne ndihme familjeve te tyre. Keto jane hallet. Mirepo per disa shtabe politike problemi kryesor na qenka zevendesimi i drejtoreve dhe nendrejtoreve te shkollave nje teme banale e ngritur mbi hipokrizira dhe mbi zvetenimin dhe urrejtjen e vjeter per mesuesit. Mentaliteti i vjeter e ka bere me te mjere se kurre politiken e dites dhe jeten e shqiptareve.


Dhe mjerimi politik mund te cvarferohet disi vetem permes zgjidhjes politike qe do te thote zgjedhje te pergjithshme ne te njejten kohe me ato vendore ose me e pakta nderrim esencial i drejtuesve dhe anetareve te kesaj qeverie mediokre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›