Pas deklaratave te z. Papandreu
Kur Greqia po vuan me shume se cdo vend tjeter pasojat e krizes ekonomike z. Papandreu i ndodhur ne rrethana politike aspak komode me sa duket tentoi te gjente nje strehe te perkohshme shpetimi tek arma e vjeter e nacionalizmit.
Nje muaj e gjysme pas incidentit te Himares nderkohe qe drejtesia nuk e ka thene ende fjalen e saj perfundimtare kjo ceshtje u shperdor politikisht nga kreu i qeverise se vendit fqinj. Kuptohet qarte nevoja e qeverise se Athines per te gjetur nje paralele perballe kapitullimit ekonomik por te perdoresh per kete shkak nje ngjarje si ajo e Himares eshte krejt e pavend.
shte e qarte qe ky ushqim per ekstremistet qe nuk flene asnjehere nuk do te mjaftoje per te mbuluar problemin e vertete te Greqise nevojen e miliardave te tjere per te paguar borxhet per te mbuluar falsifikimet dhjetera vjecare me institucionet financiare nderkombetare.
Por nderkohe kostoja e deklaratave te tilla ne terren eshte e larte. E themi kete pasi te gjithe jemi deshmitare te acarimit te pergjithshem pas incidentit ne Himare. Si rralle here degjonim edhe ne ambiente jopolitike te rinj te irrituar qe pozicionoheshin dhe tendenca per grindje me sfond nacionalist ishte e dukshme. Vertet z.
Papandreu tha se donte ti dergonte pales shqiptare mesazhin se nacionalizmat gjithmone kane krijuar probleme kolosale jo vetem ndermjet vendeve por edhe viktima te qytetaret e thjeshte por nuk tha se drejtesia e shtetit fqinj do te veproje ose po vepron.
Ajo qe nuk na pelqeu te gjitheve ishte fakti qe ai la te nenkuptohej se Greqia edhe mund te pengoje Shqiperine ne rrugen e gjate te integrimit etj. A e mban kjo fjali e nxehte e Papanderut temperaturen deri ne Bruksel Pak gjasa ka qe kjo te ndodhe.
Asnje nga vendimet e pritshme per Shqiperine nuk mund te ndikohet nga Greqia vecanerisht ne situaten e sotme politike. Deklaratat e z. Papandreu erdhen ne nje moment fare te papershtatshem kur Shqiperia pret me ne fund te clirohet nga regjimi izolues i vizave.
Duke u pare si nje pengese e mundshme ne jete proves se shumepritur dashur-padashur ai i ka mbjelle nje peme te re urrejtje ne nje vend ku njerezit jane duke mbajtur frymen ne pritje te PO-se me sy nga Brukseli.
Per te mos thene qe z.Papandreu ka harruar edhe faktin qe jane mbi gjysme milioni shqiptare qe punojne nder vite ne Greqi qe jane integruar kryesisht fale punes se tyre pa asnje ndihme te deritanishme administrative pasi shume prej tyre edhe pse migruan ne vendin qe njihet si djepi i demokracise nuk kane akoma nje dokument perfundimtar levizjeje.
Ka harruar gjithashtu z. Papandreu edhe faktin qe sa here ne ate vend keqtrajtohen e vriten shqiptaret ne Tirane shumekush hesht. Thuhet se kjo behet per te mos nxitur situata ksenofobizmi per te mos demtuar emigrantet tane etj. por gjithsesi heshtet per ngjarje shume me te renda se ajo e Himares.
Opinioni publik ne Shqiperi pret te tjera qendrime nga z. Papandreu dhe jo te bjere ne batakun e zakonshem te ekstremizmit ballkanik. Pershtypja ne Shqiperi eshte qe ai eshte nje politikan liberal qe perdor size te tjera per dukuri si ajo e Himares.
Gjithmone duke mos harruar qe teksa klasat politike luajne me interesa te medha personale e financiare eshte populli ai qe behet viktime e kesaj beteje.
shte mire qe edhe politika e Tiranes te reagoje pozite dhe opozite me maturi dhe reciprocitet pa lejuar qe Athina e semure te kerkoje ilace ne Tirane duke e ditur mire qe mjeku i saj eshte Bruksel.