Tabulatet telefonike refuzojne Topi dhe PS-ja
Diten e hene perfundon afatin qe kane ne dispozicion ligjvenesit socialiste por dhe kreret e disa institucioneve per te vene ne dispozicion te komisionit hetimor per 21 janarin te gjitha tabulatet telefonike. Burime nga komisioni hetimor pohojne per gazeten se ende nuk ka mberritur ky informacion nga Presidenti i Republikes kreu i opozites Edi Rama por as nga ligjvenesit e tjere socialiste. Nderkohe qe jane vene ne dispozicion te tij nje sasi e madhe materialesh nga shume institucione te cilave u eshte derguar kerkese si Policia e Shtetit Garda e Republikes Ministria e Brendshme Ministria e Drejtesise dhe ajo e Mbrojtjes.
Tabulatet
Komisioni hetimor ka kerkuar listen e komunikimeve telefonike ne 21 janar per te gjithe autoritetet e larta ne vend duke filluar qe nga Presidenti Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha ministri i Brendshem Lulzim Basha kreu i opozites Edi Rama Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kryeprokurorja Ina Rama dhe kreu i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqirit zevendesdrejtorit te SHISH Ylli Alushi por dhe kreut te Gardes se Republikes Ndrea Prendi. Krahas tabulateve telefonike te tyre po me kerkese te deputetit Enkelejd Alibeaj anetar i komisionit hetimor ne kete liste jane vendosur dhe ligjvenesit socialiste Fidel Ylli Bashkim Fino Paulin Sterkaj Tom Doshi Gramoz Ruci Namik Dokle Fatmir Xhafa Sajmir Tahiri Taulant Balla Ilir Gjoni Erion Brace Besnik Bare Ilir Beqja Dashamir Peza Arben Cuko Asllan Dogjani Ndue Kola dhe Armando Prenga e Gjok Jaku. Gjithashtu duhet te dorezojne tablatet telefonike dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela dhe i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi. Kerkesa per dorezimin e tabulateve telefonike eshte e bazuar ne nenin 4 dhe 15 te ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore dhe e bazuar ne nenin 101 te ligjit per komunikimet elektronike. Nderkohe qe anetaret e komisionit hetimor kritikojne dhe qendrimin e kreut te shtetit ndaj ketij hetimi te rendesishem. Deputeti i PD-se dhe njeheresh anetar i komisionit hetimor parlamentar per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar te pamatur veprimin e Presidentit per te mos deshmuar prane ketij komisioni qe po punon per zbardhjen e sulmit ndaj Kryeministrise. Alibeaj tha se komisioni hetimor eshte duke hetuar sjelljen e institucioneve ne ate dite me ngjarje teper te renda. Ai tha se ne kete Komision Presidenti seshte thirrur si deshmitar. Presidenti eshte thirrur si nje titullar - tha Alibeaj duke komentuar vendimin e Presidentit Topi per te mos u paraqitur prane Komisionit Hetimor Parlamentar te ngjarjeve se 21 janarit. Sot pritet te deshmoje ne komisionin hetimor Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.