E Diel, 1 Nëntor 2026

Treten protestat e PS

Pjesemarrja e paket ne protestat e djeshme te shperndara ne 4 qytete te Shqiperise nxori ne pah mungesen e perkrahjes se qytetareve shqiptare ndaj opozites aktuale e cila si rruge te ardhjes ne pushtet ka zgjedhur dhunen mbi institucionet. Protesta e djeshme e zhvilluar ne kater rrethe te medha te vendit tregoi realisht se mbeshtetja ndaj opozites dhe frymes se saj per protesta ne rruge po vjen gjithmone e me shume duke u pakesuar.

Ne nje kohe kur kreu i Partise Socialiste Edi Rama dhe aleatet e tij jane shprehur te sigurt per vazhdimesine e protestave si te vetmin mjet sipas tyre per te arritur ne zgjedhje te parakohshme demonstrata e djeshme e opozites ishte pergjigjja negative e qytetareve ndaj ketyre thirrjeve. Pjesemarrja e paket duke marre parasysh se demonstrata u zhvillua ne kater rrethe te medha te vendit tregoi realisht se mbeshtetja ndaj opozites dhe frymes se saj per protesta ne rruge po vjen gjithmone e me shume duke u pakesuar. Megjithate duhet nenvizuar se ndryshe nga dhuna e ushtruar gjate demonstrates se 21 janarit dje ishte nje opozite me e terhequr ku te katerta protestat e paralajmeruara te opozites ne Tirane Vlore Korce dhe Lezhe ishin te qeta dhe pa incidente. Ne ndryshim nga protestat e tjera ajo e zhvilluar dje eshte quajtur nje demonstrate-marshim pasi nuk jane mbajtur fjalime nga ana e perfaqesuesve politike. Ne rruge sherbyen kryesisht efektiva te Policise Rrugore te cilet menaxhuan trafikun e automjeteve per shkak te pranise se qytetareve ne rruge. Demonstratat ofruan pamje te ndryshme nga dhuna e ushtruar ndaj forcave te policise dhe institucioneve mesditen e 21 janarit e cila pasoi me 3 viktima dhe dhjetera te plagosur. Ne qytetin e Tiranes selia roze kishte caktuar deputetet Namik Dokle Vasilika Hysi Saimir Tahiri Eduart Shalsi dhe Fatmir Xhafaj per te udhehequr turmat e protestuesve. Kete here nuk pati grumbullime para Kryeministrise por protestuesit ecen paqesisht neper rruget e Tiranes. Nisja e protestuesve ka qene prane muzeut dhe me pas ato marshuan nga Rruga e Durresit drejt Zogut te Zi. Kreu i socialisteve Edi Rama ishte i pranishem ne protesten qe u organizua ne kryeqytet e cila per sa u perket pjesemarresve te saj nuk arriti me shume se 3000 vete. Ndersa ne demonstraten e Vlores si drejtues i saj ishte caktuar kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Nisja e demonstruesve u be ne zonen e Skeles per te bashkuar te gjithe ne Sheshin e Flamurit. Demonstrata e Vlores megjithese ne krahasim me tubime te tjera te meparshme pjesemarrja ishte relativisht e paket pati numrin me te madh te protestuesve me rreth 3500 qytetare. Ndryshe nga sa ishte parashikuar nga vete opozita dhe vecanerisht nga Partia Socialiste per nje pjesemarrje te madhe te qytetareve ne Korce qyteti juglindor pati protestuesit me te pakte pervec Lezhes. Te pranishem ne kete proteste ishin deputetet socialiste te dale nga ky qark nen drejtimin e Pandeli Majkos. Nisja e demonstruesve u be ne oren 1400 para stadiumit Skenderbeu dhe me pas marshuesit ecen pergjate bulevardit Republika ne drejtim te sheshit Ushtari i Panjohur ku u hodhen thirrje kunder qeverise. Ndersa demonstrata e zhvilluar ne rrethin e Lezhes u drejtua nga deputeti socialist Gjovalin Kadeli dhe kreu i PDK-se Nard Ndoka. Ne kete demonstrate u vu re nje numer mjaft i vogel protestuesish rreth 600 vete te cilet me pankarta ne duar kerkonin largimin e qeverise. Demonstratat e zhvilluara dje nga opozita me format dhe menyre organizimi krejt tjeter nuk arriten rezultatet e kerkuara dhe te deklaruara nga vete perfaqesuesit e opozites. Po ashtu nje detaj tjeter i kesaj ngjarjeje ishte dhe kohezgjatja e shkurter ku vecanerisht ne Lezhe demonstrata nuk zgjati me shume se 35 minuta. Kreu socialist dhe aleatet e tij shprehen ende te bindur ne vazhdimin e protestave por mbeshtetja e paket qe moren dje nga qytetaret e Shqiperise do te ule ndoshta disi besimin ndaj kauzes opozitare.

PS proteston ne kater qytete Rama Dua zgjedhje te parakohshme

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama pas protestave me pjesemarrje realisht te ulet nga ana e qytetareve te zhvilluara dje ne kater rrethe te vendit deklaroi se opozita nuk do te terhiqet nga rruga e saj dhe se e vetmja zgjidhje per kete situate do te jene vetem zgjedhjet e parakohshme. Per ne zgjedhjet e parakohshme jane nje zgjidhje racionale dhe e plote ne rrugen e trajtimit te nje krize qe thellohet perdite dhe e paguajne qytetaret - tha Rama. Kreu i selise roze ndryshe nga sa u shprehen nderkombetaret me pare ne lidhje me kundershtite e tyre per zgjedhje te parakohshme dhe thirrjet per bashkepunim per zgjedhjet vendore theksoi ne fjalen e tij se vendi nuk ka perse te prese driten jeshile te nderkombetareve. Ne kete situate skemi pse presim qe miqte dhe partneret tane te na thone te mbajme zgjedhje te parakohshme. Ata kane 20 vjet qe asistojne Shqiperine nuk kane per detyre te bejne opoziten dhe ne nje proces qe po kalon Shqiperia ata po bejne me te miren per te lehtesuar rrugen ku palet duhet te ecin per te kerkuar zgjidhjen. Sipas kryesocialistit ne kushtet ku ndodhet vendi eshte e pamundur te zhvillohen zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 edhe pse mungesa e bashkepunimit per reformen zgjedhore dhe njekohesisht per mosdergimin e emrave te anetareve te komisioneve ne KQZ eshte vetem nga opozita. Nuk jane kushtet per te mbajtur zgjedhjet ne Shqiperi nuk besoj se ju duken kushte per te mbajtur zgjedhje qe jo vetem opozita por presidenti prokuroria drejtori i SHISH dhe vet ajo pjese e medias qe ende nuk i eshte bashkengjitur karvanit tjeter jane nen sulm te perditshem. Institucionet e pavarura ndodhen ne nje sulm qe eshte i papranueshem. Nuk mund te kete zgjedhje kur te gjithe hallkat e procesit elektoral jane deshmuar si aq te mangeta qe deformojne kete proces - u shpreh Rama. Ndersa i pyetur nga gazetaret nese do te ishte gati per nje takim me Kryeministrin Sali Berisha pasi kreu socialist shpeshhere ka folur per mundesine e dialogut dhe kompromisit ai u pergjigj me nje batute duke thene Ska dyshim takim per takim dhe muhabet per muhabet takim me Saliun nuk mund te kete. Gjithashtu Rama paralajmeroi se protestat kunder mazhorances qeverisese do te vazhdojne te premten e ardhshme me qytetare qe do te tubohen ne njesi te ndryshme bashkiake te kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›