E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi: Gati 700 mln euro për MilaninGjithsesi, bosi i “Taçi Oil International”, theksoi se Silvio Berluskoni ende nuk ka qëllim të shesë klubin.

Publikoje ne:

Rezart Taçi është i gatshëm të shpenzojë 700 milionë euro për blerjen e Milanit. Biznesmeni i njohur shqiptar i fushës së karburanteve e bëri publike këtë për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Gjithsesi, bosi i “Taçi Oil International”, theksoi se Silvio Berluskoni ende nuk ka qëllim të shesë klubin.

“Nëse jam i gatshëm të shpenzoj 700 milionë? Nuk ekziston asnjë problem. Grupi im është i mësuar të marrë vendime dhe t’i çojë ato deri në fund. E di shumë mirë se Milani ka nevojë për investime. Bolonja? Jam duke hapur një portë më të madhe me Milanin”.

Numri i klikimeve - 4419
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›