E Diel, 1 Nëntor 2026

Napoli-Maxarri, tashmë është zyrtare

Valter Maxarri është trajneri i ri i Napolit, duke zënë vendin e Donadonit të shkarkuar. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi napoletan.

“Një vendim i domosdoshëm për të na dhënë një impuls të ri gjatë sezonit dhe një çelës për të ardhmen e ekipit”. Ky është komenti i parë i presidentit Aurelio de Laurentis.

“Shoqëria – thuhet më tej në deklaratën e tij në faqen zyrtare të klubit në internet – falenderon Roberto Donadonin për punën e tij gjatë këtyre muajve, duke i uruar suksese në karrierën e tij.”

Një faktor kyç nç në arritjen e kësaj marrëveshjeje ishte zgjidhja e kontratës së Maxarrit me Sampdorian. Ka qenë vendimtar takimi që presidenti i Napolit pati dje me administratorin e deleguar të Sampit, Bepe Marota.

Trajneri nga Livorno ka pasur edhe një përvojë tjetër me klubin e kaltër, në kohën kur ishte zëvendës i Uliverit në Serinë B në sezonin 1998-1999.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›