Tadiç: Sulmi ishte “akt terrorist”
Duke folur për sulmin ndaj dy pjesëtarëve të xhandarmarisë serbe në Komunën e Bujanocit, presidenti serb nuk ka nguruar ta quaj si “akt i pastër terrorist”, duke iu rikthyer kështu ideve të vjetra të Serbisë, që e quante UÇK-në, si terroriste. Megjithate, ai ka shtuar se duhen pritur rezultatet e hetimeve për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmin.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, në një bisedë telefonike me komandantin e krahut jugor të NATO-s, Mark Fitzgerald, ka kërkuar ndihmë në zgjidhjen e rastit të sulmit ndaj dy pjesëtarëve të xhandarmarisë serbe. (rel/start)