E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: KE mbështet rezolutën

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se rezoluta e Serbisë e paraqitur pak ditë më parë në OKB është në përputhje me interesat e Bashkimit Evropian.

“Serbia është konsultuar me partnerët evropianë mbi përmbajtjen dhe tonin e dokumentit të hartuar”, ka pohuar Tadic.

Sipas tij, përmbajtja e projekt/rezolutës ka qenë e pranueshme për Komisionin Evropian dhe shumicën e vendeve anëtare.

“Miratimi i saj do të jetë një detyrë e vështirë, por nëse Serbia ia del mbanë do të ishte një sukses i madh”, ka shtuar Tadic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›