E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Nese EULEX deshton, do nderhyjme ne OKB

Beogradi do te nderhyje tek Kombet e Bashkuara, nese misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove, EULEX, nuk do te kryeje punen e vet ne fushen e sundimit te ligjit. Deklarata eshte bere nga presidenti i Serbise, Boris Tadic.

Ai ka shtuar se misioni eshte thjesht teknik dhe neutral ndaj statusit te Kosoves. Sipas Tadic, negociatat per statusin e Kosoves do te vazhdojne, sepse eshte e domosdoshme te gjendet zgjidhje e qendrueshme, e cila do te garantoje stabilitetin ne rajon.

“Disa shtete anetare te Bashkimit Evropian kurre nuk do te njohin pavaresine e Kosoves, sepse ne kete menyre mbrojne interesat e veta nacionale dhe integritetin territorial”, ka thene Tadic.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›