E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Serbia e gatshme për kompromis rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për kompromis rreth Kosovës, por kurrë dhe në asnjë rrethanë Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Kurrë, asksuh në Serbi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Jemi të gatshëm për kompromis, por askush nuk duhet të na vërë në situatë për të zgjedhur", ka deklaruar Tadiç në Beograd.

Ai ka thënë se në këtë periudhë të vështirë, në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, pret unitet të Qeverisë serbe. GJND-ja do të bëjë publik opinionin në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës më 22 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›