Mejdani: Përjashtimi i Islamit, kambanë alarmi në PS

Ai thotë se PS-ja duhet të jetë një parti e ndryshimit.
“PS-ja ishte dhe duhet të mbetet simbol i ndryshimit. Ajo duhet të vazhdojë të ushqejë shpresën e emancipimit politik të jetës partiake, pra edhe të asaj qeverisëse. Çdo prirje në drejtim të kundërt, mund të bëhet mbytëse për vetë politikën, deri duke e shkëputur më tepër prej qytetarit. Kjo është në thelb një kambanë alarmi...”, ka deklaruar ai për “Panoramën”.
Duke folur për bashkimin e së majtës, Mejdani, tha se nuk ka zgjidhje pa u bashkuar me numra dhe përgjegjësia për këtë i përket Partisë Socialiste dhe veçanërisht për lidershipin e saj. “Është detyra e partisë kryesore të opozitës, pra e lidershipit të saj për të analizuar gjendjen dhe për të gjetur zgjidhje. Veçse analizë pa numra nuk ka! Të paktën jo më në botë e sotme të “big data”! pora, dhe zgjidhje, pa u mbështetur në numra, në shumën e rasteve, nuk janë fare zgjidhje! Padyshim, jo me atë llafe-turpin e “bashkim-Pazar”-it të shfrytëzuar në disa raste nga vetë kreu i PS-së”, vijon. /Start/
2011-12-19 08:41