E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic kerkon falje per viktimat ne Kroaci

Presidenti serb Boris Tadic ka kerkuar falje per masakren e Vukovarit te kryer nga trupat ushtarake serbe ne vitin 1991.

Tadic i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Kroaci ka vizituar Ovcaren vendi ku u zbulua varreza me kufomat e 260 kroateve te vrare nga njesite serbe.

Jam ketu per te nderuar viktimat dhe te shpreh keqardhjen dhe faljen per kete ngjarje ka deklaruar Tadic i cili ka vendosur kurora me lule tek memoriali i te vrareve.

Me tej presidenti serb i shoqeruar nga homologu kroat Ivo Josipovic ka vizituar edhe memorialin ne fshatin Paulin Dvor ku 19 civile serbe u vrane nga forcat kroate.

Vizita e Tadic shihet si nje hap i metejshem ne permiresimin e marredhenieve mes Serbise dhe Kroacise vende qe synojne anetaresimin ne BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›