E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic u heqmedaljet ushtarakevete denuar per krime

BEOGRAD- Presidenti i Serbise Boris Tadic u ka hequr kater ushtarakeve te denuar per krime lufte medaljet me te cilat ata ishin nderuar per sherbimet ne lufterat ne Ballkan ne vitet e 90-te. Lajmi behet publik nga Radio Europa e Lire.

Me ane te nje deklarate Tadic theksoi se keta persona kishin vepruar ne kundershtim me rendin publik dhe moral keshtu qe nuk i meritojne medaljet. Mes kater personave gjendet edhe Millorad Ulemek ish komandant paramilitar i cili ishte denuar per vrasjen e kryeministrit reformist te Serbise Zoran Xhingjic ne vitin 2003 dhe per vrasjen e ish-presidentit te Serbise Ivan Stambolic ne vitin 2000.

Millorad Ulemek aktualisht ndodhet ne burg ne kryerje te denimit prej 40 vitesh. Tre personat e tjere te cileve u jane marre medaljet e nderit jane ndihmes te Ulemekut. Sic raporton REL te kater personat ishin lojale ndaj ish liderit te ndjere nacionalist Sllobodan Milloshevic i cili udhehoqi luftera ne Kroaci Bosnje dhe Kosove.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›