E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanackere: Bisedimet për statusin e Kosovës, pa dobi

Ai tha se BE-ja dëshiron që të arrijë një pajtueshmëri për disa ndryshime në tekstin e projektrezolutës serbe, që çojnë kah logjika e një rezolute jokonfrontuese në Asamblenë e Përgjithshme.

Ministri i jashtëm belg tha se nuk janë të dobishme idetë për bisedime rreth statusit të Kosovës, por vlerësoi se një dialog politik mes Prishtinës e Beogradit duhet të vendoset për çështje praktike me interes të përbashkët.

“Të vazhdosh të flasësh sot për statusin e Kosovës nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh. Ka shumë çështje që duhen zgjidhur dhe mendoj se dialogu politik është instrumenti më i mirë për këtë”, është shprehur ai. Qeveria e Serbisë ka dorëzuar në OKB një projektrezolutë, e cila ka ngjallur reagimin e një numri vendesh të BE-së dhe SHBA-së.

Ajo kërkon hapjen e një dialogu me Prishtinën për të gjitha çështjet e hapura. Megjithëse nuk e përmend drejtpërdrejt statusin, projektezoluta serbe vlerëson se shkëputja e një terrotori nuk është i pranueshëm për “zgjidhje territoriale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›