Tadiç vë në pikëpyetje dialogun, këmbëngul në rezolutën 1244
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se presionet kundër Serbisë për Kosovën nuk mund të kenë efekt, sepse Beogradi nuk do të heqë dorë nga parimet e veta duke kembengulur në Rezolutën 1244, raporton Koha Ditore.
"Presionet që dikush në Europë po planifikon t’i bëjë kundër Beogradit dhe ndaj meje mund te kene vetem ndikim te kundërt dhe nuk mund t’i kontribuojnë asgjëje dhe këtë ia kam thënë edhe presidentit të BE Herman Van Rompuy",-ka thënë Tadiç.
Presidenti serb ka theksuar se nuk ka presion që do të mund ta shtynte të hiqte dorë nga ajo rezolutë sepse sipas Tadic ajo është akti i fundit ndërkombëtar që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe detyron për kthim të të shpërngulurve, por edhe i vetmi dokument nga i cili mund të dalin zgjidhje të ardhshme.
"Ne jemi më shumë sesa partner i qartë dhe i parashikueshëm dhe nuk kemi kurrfarë sekreti; kemi thënë qartë se nuk do të heqim dorë nga Rezoluta 1244 në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale", - deklaroi presidenti i Serbisë.
(el.me/BalkanWeb)