E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës, probleme në disa qarqe të vendit

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mjaft probleme në zonat malorë në të gjithë vendin, madje duke bllokuar shpesh herë edhe rrugët nacionale. Trashësia e borës, apo edhe ngricat kanë mbuluar të gjitha rrugët, duke sjellë shumë vështirësie, e shpesh herë edhe paralizimin e qarkullimit të qautomjeteve, ndonëse lëvizja kryehet me zinxhirë. Kështu, sipas burimeve mësohet se probleme me reshje e deborës janë shkaktuar në shumë komuna të qarkut të Dibrës, e konkretisht në komunat Kalaja e Dodës , Sllovë, duke qenë se trashësia e saj ka arritur arrin deri në 30 cm. Probleme në qarkullimin e mjeteve jan evidentuar edhe në disa komuna të Bulqizës si Tërnovë e madhe, Tërnavë e Vogël, në fshatrat e Martaneshit, Ostrenit, Trebishtit etj. Po ashtu, rrugët nuk kanë qenë të kalueshme edhe në Dukagjin të Shkodrës, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 70 cm. Si rezultat i motit të keq i cili ka përfshirë të gjithë vendin edhe në qarkun e Gjirokastrës janë hasur problemet e para. Ndodhur në këto kushte që nga dita e djeshme është ndërprere zhvillimi i mësimit në shkollën 9-vjeçare si dhe atë të mesme në zonën e Ballabanit. Ndërkohë, trashësia e dëbores ka arritur në 10 cm, në komunat Kurvelesh dhe buzë të Tepelenës, në Frashër të Përmetit si dhe në Golem dhe Zagori të Gjirokastrës. Edhe në qarkun e Korçës janë evidentuar probleme të ngjashme konkretisht në Qafën e Qarrit, në rruget Korçe-Voskopojë, Korçë-Dardhë, apo në komunat e Lekasit, Vithkuqit, Ersekë- Leskovik, etj. Aktualisht lëvizja e automjeteve në këto komuna është e lirë por janë të kalueshme vetëm me anë të zinxhirëve. Ndodhur në këto kushte efektivet e policisë së qarkullimit rrugor bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të marrin masat e duhura si dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›