Taekuondo, sekreti i kembeve te Ibres
Kembet e Zllatan Ibrahimovicit kane dicka te vecante. Jane te gjate, por ne fushe bejne gjera te cilat dikur i benin vetem kembet e Maradones dhe te Pelese. Ne numrin e radhes te "Sportweek" qe botohet sot se bashku me "La Gazzetta dello Sport", sulmuesi i Interit ka folur shume per "mjetet e tij te punes": "Une i kam pasur gjithnje kaq te medha. Ka qene dicka shume e papritur. Ashtu sikurse edhe lartesia nga ana tjeter, sepse ne femijeri nuk isha aspak shtatlarte. Ndodhi gjithcka brenda nje vere, kur isha 16 vjec. Kur u ktheva nga pushimet, vura re se isha zgjatur 13 centimetra: ne shkolle thuajse nuk po me njihnin me, befas u bera me i gjati nga te gjithe. Dhe natyrisht me ishin rritur shume edhe kembet. Asokohe nuk kishim shume para dhe per disa kohe me ka qelluar edhe te vesh te njejtat kepuce, te cilat ama me rrinin shume te vogla: ndieja dhimbje te tmerrshme... Ne adoleshence kam bere shume taekuondo, e cila parashikon perdorimin konstant te te dyja kembeve, por edhe te kembengulesh shume, dhe ne disa raste madje te kercesh ne maje te gishtave. Ndaj gishtat e mi te medhenj nuk kishin si te mos beheshin me te forte, por edhe me te ndjeshem. Shume levizje qe bej ne fushe, dhe qe duken mbi normalen, jane merite e taekuondos