Masa ndaj punes profesionale te autoshkollave
Gjate vitit 2007 kane fituar lejen e aftesise per drejtim te automjetit vetem 40 per qind e aplikanteve te Qarkut te Kukesit, nje tregues ky mjaft i ulet. Drejtori i zyres rajonale te kontrollit te automjeteve, Zyber Jata, tha se vitin e kaluar nga 1693 persona te regjistruar, kane fituar lejen e aftesise per drejtim te automjetit 733 persona. Sipas tij, tregues me te ulet jane regjistruar nga aplikantet e rrethit te Hasit, ku kane mundur te marrin deshmite e aftesise vetem 33 per qind e tyre. Thene ndryshe, nga 226 persona kane fituar vetem 78. Tregues te ulet kane edhe aplikantet nga rrethet e Kukesit e te Tropojes, ku kane fituar deshmine e aftesise perkatesisht 41 per qind e 54 per qind. Ne Qarkun e Kukesit ushtrojne aktivitetin e tyre 8 autoshkolla, por rezultatet e arritura nga te regjistruarit hedhin hije dyshimi per efektivitetin e punes se tyre, ne pergatitjen e tyre profesionale.