E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Arsimi do të ketë dyfishim të buxhetit

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit mes 4 shtetesh të Europës Juglindore

Nënshkruhet memorandumi i ri i mirëkuptimit për reformën në arsim ndërmjet 5 shteteve të Europës Juglindore, ku pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria. Ky ishte vendimi më i ri i ministrave të Arsimit të 5 vendeve të Europës Juglindore, me qëllim vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit dhe shkencës. Në takimin që u zhvillua në datat 4-5 qershor, u diskutuan një sërë temash, që prekin drejtpërdrejti fushën e arsimit. Disa nga çështjet që u shqyrtuan gjatë në këtë konferencë, ishin sfidat me të cilat po ndeshen shoqëritë e sotme bashkëkohore, si edhe për rolin që ka Europa në trajtimin e këtyre diskutimeve. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, e vuri theksin te rëndësia e temës qendrore, ajo e veprimtarisë në zhvillimin e shoqërive të qëndrueshme demokratike. Ai sqaroi se çështja e arsimit në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore të programit të qeverisë shqiptare.

“Dyfishimi i buxhetit për arsimin në vitet e fundit për reformat e thella të ndërmarra në sistemin arsimor dhe shkencor, duke u ndalur veçanërisht në edukimin, trajnimin dhe ritrajnimin e mësuesve, është një nga pikat kyçe që meriton rëndësi të veçantë”, tha Tafaj. çështjet më të rëndësishme që u diskutuan gjatë punimeve të njërit prej tri sesioneve ishin format e partneritetit dhe qeverisja demokratike për krijimin dhe zhvillimin e dialogut ndërkulturor. E megjithatë gjatë kësaj konference nuk mbeti pa u përmendur edhe mbështetja që mund të japë Këshilli i Europës në këtë drejtim dhe domosdoshmëria e trajnimit të stafit arsimor për të marrë pjesë në partneritete e për të mbështetur qeverisjen demokratike të institucioneve arsimore. Sesioni i 23 i konferencës së ministrave të Arsimit u zhvillua në Lubjanë, nga Këshilli i Europës dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Sllovenisë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›