E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Deri në vitin 2014, 150 mijë studentë

Deri në vitin 2014 Shqipëria do të ketë 150 mijë studentë, sepse tashmë liberalizimi i arsimit në Shqipëri është një realitet. Kështu deklaroi Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj një një konferencë për arsimin e lartë.
Ai tha se numri i studentëve ne krahasim me 2008-ën është rritur 2.5 herë. Tafaj nënvizoi se arsimi i lartë privat është domosdoshmëri.
Sa i përket financimeve në arsimit, Ministri nënvizoi se fondet publike do ndjekin studentin në shkollat që plotësojmë standardet. Ai shtoi se do ketë financim të drejtpërdrejtë te studenti, do financohet për zhvillimin strategjik për institucionet shkollore dhe do financohet për kërkimet shkencore.
Ndërsa, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se arsimi i lartë përbën prioritet të qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›