Berisha:Diaspora ka potencial në shkencë

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për diasporën shkencore deklaroi se nuk ka ka mekanizëm për shfrytëzimin e potencialeve shqiptare në botë. Ai nënvizoi se ky mekanizëm duhet të funksionojë në Akademinë e Shkencave
"Ky mekanizëm është plotësisht i mundur. Ky mekanizëm duhet të funksonojë në Akademinë e Shkencave. Ka potencial në diasporën shqiptare për kërkimin shkencor, që ka prirje të bashkangjitet veprimtarisë shkencore në vendin e vet", theksoi ai.
Kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se të vendosim në themel të zhvillimeve dijet. "Instituti ALB shkenca duke u përpjekur të qemtojë nektarin e shkencës në diasporë është shdërruar në një institucion të rëndësishëm. Ka shënuar hapa të mëdha, botimet janë dëshmi e suksesit në rritje të këtij instituti", tha Berisha.
Kryeministri theksoi se asgjë nuk mund të zëvendësojë dijen si vektorin më të shpejt të zhvillimit të vendit. "Shqipëria ka marrë këtë çështje me seriozitet të madh", shtoi ai.
Kreu i qeverisë theksoi se është e domosdoshme që diaspora të votojë.