E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Do krijohen shkollat e bashkuara

Niveli jo i duhur në shkollat e mesme të zonave ruarale ka bërë që Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj të hedhë idenë e krijimit të shkollave të mëdha ose të shkollave të bashkuara. Sipas tij është vënë re se në shkollat e mëdha të zonave urbane niveli dhe rezultatet e nxënësve janë më të larta. Këto deklarata ministri i arësimit i bëri gjatë konferencës kombëtare për maturën shtetërore.
Po ashtu ministri gjatë konferencës u shpreh se një nga risit kryesore kete vit është fakti se do të ketë një grup të dyfishtë korrigjimi, përveç dy mësuesve të lëndes që do korrigjojnë provimet, nëse rezultati nga korrigjimet e tyre do të ketë diferencë atëherq provimi do të rishihet nga korrigjuesi i tretë.
Një elemet tjeter i ri që ministri bëri publik gjatë kësaj konference ka të bëjë me formularët e aplikimit për në shkollat e larta, sipas tij këtë vit do të ketë vetëm dy faza regjistrimi pra vetëm formularë A2 dhe A3.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›