Rubena Moisiu:Ulet numri i lindjeve në Shqipëri

Ashtu si edhe në të gjitha vendet europiane edhe në vendin tonë ka një ulje të numrit të lindjeve nga viti në vit. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e martenitetit "Koço Gliozheni" Rubena Moisiu gjatë analizës vjetore të këtij institucioni. Po ashtu ajo theksoi edhe një tjetër element pozitiv të shënuar gjatë vitit që u mbyll është fakti se përgjatë 2009 nuk kemi pasur asnjë vdekje amëtare.
Megjithatë ministri i shëndetësisë Vasili i ftuar në këtë konferencë nuk i kurseu vërejtjet këtë radhë lidhur me administrimin e buzhetit konkretisht me shpenzimet.
Gjatë analizës të këtij marteniteti u theksuan edhe disa nga arritjet për 2009 në këtë martenitet siç është ulja e numrit të operacioneve cezariane si edhe uljen e vdekshmërisë foshnjore.