E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Mësuesit, me master dhe gjuhë të huaj

TIRANË- Reformë të thellë në fushën arsimore në vend ka njoftuar sot kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një takimi me drejtues të shkollave të arsimit nëntëvjeçar, zhvilluar në Tiranë.
Sipas tij, deri në vitin 2013 të drejtën për të ushtruar detyrën e mësuesit në shkollat e mesme në vend do ta kenë vetëm ata që kanë master, një gjuhë të huaj dhe njohuri kompjuterike.
"Në vitin 20013 nuk mund të jenë mësues ata që nuk kanë përvetësuar njohuritë në lëndën bazë, pa thelluar studimet përmes masterit, nuk mund të punojnë me nxënësit që kanë kontakt me kompjuterin dhe anglishten, nëse ata nuk janë të aftë në përdorimin e gjerë të teknologjisë dhe njohuritë e një gjuhe të huaj në nivel të mjaftueshëm"- tha Tafaj.
Sipas tij, objektivi i programit të qeverisë është braktisje zero e arsimit 9-vjeçar dhe ky do të jetë një indikator kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet puna e secilit mësues, drejtues shkolle, apo i drejtorisë së rrethit.
"Çdo mësues, drejtor shkolle, drejtor zyre arsimore dhe rrethi nuk mund të gjejë asnjë justifikim për nxënës që duhet të shkojnë në shkollë dhe nuk janë në shkollë"-theksoi ai.
Në përgjigje të situatës së krijuar me studentët e Universitetit të Vlorës, ministri i ri i Arsimit garantoi edhe njëherë se për këtë kategori do të zbatohet në mënyrë rigoroze ligji.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›