Berisha-Ivanovit: Enciklopedia, një qëndrim absurd

Kryeministri Berisha e ka cilësuar publikimin e enciklopedisë nga ana e Akademisë Maqedonase, një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Në një takim me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në SHBA Berisha ka theksuar se duke qenë se Akademia është një institucion zyrtar i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi do të ishte e domosdoshme. Sipas Berishës askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë.
Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.
Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.