Tafaj: Në fund të mandatit, Shqipëria 150 mijë studentë
Në kuadër të programit "Cilësi dhe barazi në arsim, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, u ndal në arritjet arsimore të katër viteve të kaluara dhe në prioritetet e periudhës 2009-2013.
"Ne do të vazhdojmë rritjen e pagës së mësuesve dhe pedagogëve, duke synuar edhe adaptimin e kurrikulave me standarte të përparuara. Përditësimi i njohurive të mësuesve dhe mundësimi i ngjitjes së shkallëve të karrierës do të arrihet në përputhje me zotërimin prej tyre të teknologjive të reja të informacionit".
Ai shtoi se decentralizimi i sistemit arsimor do të arrihet në bashkëpunim me pushtetin lokal, komunitetin dhe biznesin. Bursat dhe grantet për studentët nëpërmjet Fondit të ekselencës do të shoqërojnë më tej katër vitet e ardhshëm të qeverisë Berisha 2,-tha Tafaj, duke theksuar synimin që në fund të këtij mandati katërvjeçar Shqipëria të ketë 150 mijë studentë.
“Vetëm këtë vit në shkollat e larta u ulën 34 mijë studentë, një pjesë e mirë e të cilëve zgjodhën degë me rëndësi për ekonominë kombëtare në shkencat bujqësore, teknike dhe të informacionit. Ministri Tafaj bëri të ditur se brenda dy muajsh do të funksionojë Agjencia Kombëtare e Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit. Sipas Tafajt, në programet e kësaj Agjencie mund të konkurojnë me projekte institucione shkollore, organizata jofitimprurëse (OJF) dhe individë që do ti japin një impuls të ri kërkimit shkencor në shkollat publike dhe private.